Page 341 - Demo
P. 341
Formula Emri sistematik Emër tjetër Gjendja fizike në temperaturë dhomePika e vlimit/K Tretshmëria në ujë HCHO metanal aldehidi formik g 254 i tretshëmCH3CHO etanal aldehidi acetik l 294 i tretshëm në të gjitha raportetCH3CH2CHO propanal aldehidi propanal l 321 i tretshëmCH3COCH3 propanon aceton l 329 i tretshëm në të gjitha raportetCH3COCH2CH3 butanon metiletilketon l 353 shumë i tretshëmCH3CH2COCH2CH3 pentanon-3 l 375 shumë i tretshëm−CHO aldehidi benzoik l 451 pak i tretshëm−COCH3 feniletanon acetofenon l 475 i patretshëmTabela 1 Disa aldehide dhe ketone të rëndësishmeFig. 3 Modele kompjuterike të molekulave të: a) metanalit; b) etanalit; c) propanonit.(c)(b)(a)Aldehidet dhe ketonet, përmbajnë grupin karbonil, por ndryshojnë nga pozicioni i këtij grupi në skeletin e hidrokarbureve. Aldehidet e kanë grupin karbonil në fund të vargut. Ai lidhet nga njëra anë me një atom hidrogjen dhe nga ana tjetër me një radikal. Formula e tyre e përgjithshme është R −C −H=O, zakonisht e shkruar RCHO, ku R-ja është një alkil, aril ose hidrogjen.Ketonet e kanë grupin karbonil në një pozicion jofundor në varg. Ai lidhet në të dyja anët me radikale të njëjta ose të ndryshme. Formula e tyre e përgjithshme është R1−C−R2=O, e shkruar zakonisht R¹COR², ku R¹ dhe R² janë grupe alkile ose arile.Edhe pse aldehidet dhe ketonet kanë strukturë të ngjashme, vetitë e tyre ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe formojnë seri homologe të ndryshme. Aldehidet janë emërtuar duke vendosur prapashtesën -al pas emrit të hidrokarburit përkatës (bazuar në numrin e atomeve të karbonit, përfshirë edhe atë të grupit karbonil). P.sh.: CH3CHO quhet etanal. Ketonet janë emërtuar duke përdorur prapashtesën -on, duke përcaktuar edhe pozicionin që zë grupi funksionor në molekulë. Në to vihet re izomeria e pozicionit. Pra CH3COCH2CH2CH3 është quajtur pentanon-2. Tabela 1 jep emrat dhe formulat e disa aldehideve dhe ketoneve të rëndësishme.2. Emërto përbërjet:a) CH3CH2CH2CHO,b) CH3CH2COCH2CH2CH33. Jepni formulën e:a) hekzanon-2;b) metil-3 pentanal.34. Pse nuk ka një përbërje të tillë si etanoni?PYETJE DHE DETYRA33319.1 Grupi karbonil. Aldehidet dhe ketonet

