Page 349 - Demo
P. 349


                                    Të dyja format strukturore të monosakarideve janë të ndërthurura. Në tretësirë ujore, rreth 1% e molekulave të glukozës gjenden në formën e vargut të hapur. Duke qenë se kjo formë përmban një grup aldehid, glukoza merr disa veçori tipike të një aldehidi. Në këto raste ajo quhet aldozë. Për shembull, glukoza shfaq tiparet tipike reduktuese të një aldehidi. Ajo redukton tretësirën e Fehlingut, duke dhënë një test standard për glukozën dhe sheqernat e tjera reduktuese.Forma e vargut të hapur të fruktozës është:−C =OHO − C −HH − C − OHH − C − OHH − C −H−−−−−H − C −HOHOH−Fruktoza përmban një grup ketonik dhe është një ketozë. Pse forma e glukozës dhe e sheqernave të tjera ndryshon nga lineare (varg i hapur), në formë unazore? Kjo ndodh për shkak të prirjes që shfaq grupi karbonil C = O për t’iu nënshtruar adicionit nukleofilik. Nukleofili është atomi i oksigjenit i një prej grupeve –OH (i karbonit 5) në të njëjtën molekulë, i cili lidhet me karbonin 1 të karbonilit duke formuar një strukturë ciklike. Hidroksili që formohet te karboni i grupit karbonil, kur forma lineare zëvendësohet me atë ciklike, quhet hidroksil glikozidik. Hidroksili glikozidik mund të vendoset lart ose poshtë planit të ciklit, duke formuar kështu dy struktura izomere të quajtura alfa-glukozë (hidroksili glikozidik ndodhet poshtë) dhe beta-glukozë (hidroksili glikozidik ndodhet sipër).−H −C −OHHO −C −HH −C −OHH −C −OHH −C −H−−−−−COH−=H Oglukozë: formë e vargut të hapur glukozë: formë ciklike154236OOHOHOHHOCH2OHCC CC C−−H−−H−−H−−−−H H154236Ky reaksion ndodh vetvetiu. Nën kushte normale, në tretësirë ujore dy format qëndrojnë në ekuilibër, ku mbizotëruese është forma ciklike.Karbohidratet kanë rëndësi të veçantë jetësore. Këto molekula ndodhen në të gjithë organizmat e gjallë. Amidoni (niseshteja) është substancë që shërben si rezervë ushqimore për bimët. Celuloza siguron qëndrueshmërinë te bimët, ndërsa glukoza dhe fruktoza shërbejnë si burime fillestare të energjisë.Fig. 3 Sakaroza tretet, sepse grupet e saj –OH formojnë lidhje hidrogjenore me ujin.Fig. 2 Mjalti është një tretësirë e përqendruar sheqernash, ku bëjnë pjesë glukoza dhe fruktoza. Lidhja hidrogjenore ndërmjet sheqernave dhe ujit i jep mjaltit viskozitet.341
                                
   343   344   345   346   347   348   349   350   351   352   353