Page 35 - Demo
P. 35


                                    272.4 Energjia e jonizimit dhe modeli atomit sipas BoritSituata e të nxënit:• kuptimi i energjisë së jonizimit;• ndërtimi i diagramit të energjisë për nivelet energjetike të një atomi;• korrigjimi i modelit të atomit të Radhërfordit nga Bori;• modeli i atomit sipas Borit.2.4 Energjia e jonizimit dhe modeli atomit sipas BoritPËRKUFIZIMESasia e energjisë që i jepet një atomi për të larguar elektronin e parë nga niveli i tij i jashtëm, quhet energji e parë e jonizimit.Në shtresën e jashtme të atomit të beriliumit (Z = 4) ndodhen dy elektrone dhe në bërthamën e tij gjenden 4 protone. Atomet e metaleve kanë prirje të lëshojnë elektrone, duke u kthyer në jone me ngarkesë pozitive. Numri i ngarkesës pozitive të jonit të një metali është i barabartë me numrin e elektroneve që largohen nga atomi i tij. Për të larguar një apo disa elektrone nga një atom duhet që atij t’i jepet energji.Energjia që nevojitet për largimin e një elektroni nga një atom quhet energji e parë e jonizimit; energjia që i jepet po këtij atomi për të larguar prej tij elektronin e dytë quhet energji e dytë e jonizimit e kështu me radhë. Shqyrtojmë atomin e beriliumit:Be(g) → Be+(g) + e– energjia e parë e jonizimit, E1 = 900 kJ mol–1 Be+(g) → Be2+(g) + e– energjia e dytë e jonizimit, E2 = 1760 kJ mol–1 Be2+(g) → Be3+(g) + e– energjia e tretë e jonizimit, E3 = 14800 kJ mol–1 Be3+(g) → Be4+(g) + e– energjia e katërt e jonizimit, E4 = 21 000 kJ mol–1Në vlerat e njëpasnjëshme të katër energjive të jonizimit të beriliumit vërehet se sasia e energjisë që nevojitet për të larguar një e nga një elektronet, vjen duke u rritur nga elektroni i parë deri tek elektroni i katërt. Siç shihet, vlerat e energjisë që nevojitet për largimin e dy elektroneve të para janë të ulëta, ndërsa vlerat e energjisë që nevojitet për largimin e dy elektroneve të tjera janë shumë të larta. Nisur nga kjo, kimistët kanë arritur në përfundimin se në atomin e beriliumit, në nivelin n = 1 (niveli me energji më të ulët) ndodhen vetëm dy elektrone, të cilat nuk mund të largohen me lehtësi. Sipas tyre, dy elektronet e tjera ndodhen në një nivel që ka energji më të lartë, (niveli i dytë) dhe mund të largohen shumë më lehtë se ato që ndodhen në nivelin e parë. Kjo shpjegohet qartë në diagramin e nivelit të energjisë në figurën 1. Në këtë diagram çdo elektron paraqitet me një shigjetë.Niveli energjetik Largësia e nivelit energjetiknga bërthama Nivel me energji tëlartë (elektroneve u jepet më pak energjipër t’u larguar nga atomi)n= 2 (ky nivel ështëmë larg bërthamës) n= 1 (ky nivel është më afër bërthamës) Nivel me energji të ulët (elektroneve u jepet më shumë energji për t’u larguar nga atomi)Fig. 1 Nivelet energjetike në atomin e beriliumitNga sa thamë më sipër del se struktura elektronike e atomit të beriliumit paraqitet:  n1 = 2e– dhe n2 = 2e–Në figurën 1, elektronet janë përfaqësuar nga shigjetat. Kur një nivel energjie është i plotësuar, elektronet në të paraqiten në çifte, ku në secilën prej tyre 
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39