Page 350 - Demo
P. 350
1. Analizoni përbërjet e mëposhtme: A CH3COCHCH2CH3−CH3B CH3CH2CH2CH2CHOC CHO −D O=a) Cilat prej këtyre përbërjeve janë aldehide?b) Cilat janë ketone? c) Emërtoni përbërjet A dhe B.d)Cila prej tyre jep një precipitat oksidi bakri (I) të kuq kur nxehet me tretësirën e Fehlingut?e) Cila përbërje jep një precipitat kristalinë në ngjyrë të verdhë kur hyn në reaksion me jodin në një tretësirë alkaline?f) Cila reduktohet në një alkool sekondar nga NaBH4?2. Tregoni ngjashmëritë dhe dallimet kimike midis grupeve −C=C− dhe −C=O. Diskutoni rreth tyre duke iu referuar disa shembujve dhe parimeve themelore kimike.3. Lexoni përshkrimin e mëposhtëm dhe më pas përgjigjuni pyetjeve. Një nga metodat që përdoret për prodhimin e etanalit është oksidimi i etenit në prani të PdCl2 në tretësirë ujore si katalizator. PdCl2(uj)CH2 =CH2(g) + 12O2(g) CH3CHO(uj)Mekanizmi i reaksionit përfshin fillimisht atakimin e ujit mbi molekulat e etenit. Duke qenë se H2O është një nukleofil, është e nevojshme që ta bëjmë etenin të tërhiqet nga nukleofilet, pasi vetë eteni normalisht është substrakt që tërhiqet nga grimca elektrofilike. Kjo bëhet nëpërmjet katalizatorit Pd2+ i cili formon një lidhje komplekse me etenin, duke ulur dendësinë e elektroneve në lidhjen dyfishe dhe duke e bërë molekulën të priret drejt atakimit nukleofilik. H2O =CH2CH2Pd2+Lidhja komplekse e formuar në këtë mënyrë ndahet në disa faza për të formuar etanal dhe metal paladiumi. Metali i paladiumit oksidohet përsëri në Pd2+ nga oksigjeni. a) Mekanizmi i përmendur më sipër përfshin formimin e një lidhjeje komplekse mes etenit dhe Pd2+. Shpjegoni si është lidhur në këtë rast eteni me Pd2+.b) Pse formimi i kësaj lidhjeje komplekse e bën etenin të tërhiqet nga nukleofilet dhe jo nga elektrofilet?c) A mund të përdoret kjo metodë për prodhimin e propanonit? Nëse po, cila përbërje do të përdorej në vend të etenit?4. Parashikoni dhe shkruani formulat e produkteve të reaksioneve të mëposhtme:Nia) CH3COCH2CH3 + H2b) C6H5COCH3 + NH2NH−DNPc) CH3CH2COCH2CH3 + HCN →d)CH3CH2CHO + Cl2 →5. Shkruani formulat strukturore të të gjitha përbërjeve me formulë molekulare C4H8O, që përmbajnë një grup karbonil. Çfarë analize të thjeshtë kimike do të bënit për të gjetur dallimet mes përbërjeve të ndryshme?6. a) Formula molekulare e një përbërjeje A është C4H6O2. A, hyn në reaksion me HCN, duke formuar përbërjen B, C6H8O2N2. Përbërja A oksidohet lehtë nga dikromati(VI) i aciduar i kaliumit në një përbërje acidike C, C4H6O4. Gjatë titullimit, 1,0 g i C-së asnjanësohet me 16,9 cm3 (0,0169 litra) tretësirë 1,0 M hidroksid natriumi. Shkruani formulat strukturore të A, B e C dhe shpjegoni reaksionet e mësipërme. b) Një përbërje X përmban 64,3% C, 7,1% H dhe 28,6% O. Masa molekulare e krahasuar e saj është 56. X redukton tretësirën e Fehlingut në oksid bakri (I). X hyn në reaksion me hidrogjenin, në praninë e një katalizatori nikeli: 0,1 g e X hyn në reaksion me 80 të hidrogjenit (i matur në kushte normale). (1 mol gaz zë 22 400 cm3 ose 22,4 litra në temperaturë dhe trysni normale.) Shkruani formulën strukturore të përbërjes X dhe shpjegoni reaksionet e mësipërme.34219 End of chapter questions Ushtrime përmbledhëse

