Page 351 - Demo
P. 351


                                    7. Shpjegoni pohimet e mëposhtme.a) Njihen pesë produkte të ndryshme oksidimi të etandiol- 1, 2 (me përjashtim të dioksidit të karbonit dhe ujit).b) Gjatë veprimit të etanalit me ujin e rëndë (D2O), i cili përmban një sasi të madhe baze, formohet trideuteretanali (CD3CHO). (Deuteriumi (D) është një izotop hidrogjeni, i cili ndonjëherë shkruhet 2H. Vetitë e tij kimike janë identike me ato të hidrogjenit, me përjashtim të atomeve, që kanë dyfishin e masës.c) Trikloretanali (CCl3CHO) hyn në reaksione adicioni shumë më lehtë se etanali.8. Reaktantët Grignard, janë përbërje shumë të domosdoshme në sintezën organike për formimin e lidhjeve karbon-karbon.Reaktantët Grignard janë përbërje me formulë të përgjithshme RMgX, ku X = Br ose I. Ato janë shumë aktive dhe përmbajnë jonin neuklofilik R–.Kur një tretësirë reaktanti Grignard në eter të thatë i shtohet një përbërjeje karbonili, nukleofili R– atakon grupin karbonil:C =O−−C−−−−O–RR–Nëse këtij produkti i shtohet ujë, formohet një alkool.C + –OH −−−−OHRC + H2O −−−−O–RSi përfundim:C =O + RMgBr + H2O−−C + MgBrOH −−−−OHRParashikoni formulat e përbërjeve që formohen kur përbërjet e mëposhtme trajtohen me reaktantin Grignard (bromurin e metil magneziumit CH3MgBr), ndjekur nga uji.a) metanal;b) etanal;c) propanon;d) dioksid karboni.9. Nga oksidimi i 36 g propanal me pastërti 80% dhe 12 g propanol-1 përftohet i njëjti acid karboksilik.a) Shkruani reaksionin e oksidimit të propanalit, duke përdorur si substancë oksiduese reaktantin Tollens.b) Shkruani reaksionin e oksidimit të propanol-1, duke përdorur si substancë oksiduese KMnO4.c) Njehsoni sasinë e acidit karboksilik që përftohet nga këto reaksione.10. Një përbërje organike përmban: C = 70%, H = 11,6%, O = 18,4%.a) Njehsoni për gjetjen e formulës molekulare të përbërjes.b) Ndërtoni strukturat izomere, duke ditur se përbërja jep reaksionin e pasqyrës.c) Shkruani reaksionin e reduktimit të izomerit me varg normal.11. Një alkanon përmban 22,22% oksigjen.a) Përcaktoni formulën molekulare të alkanonit.b) Shkruani reaksionin e reduktimit të tij.12. Nga djegia e 0,2 mol monosakarid përftohet 26,88 litra CO2 në kushte normale.a) Shkruani reaksionin e djegies së plotë të monosakaridit.b) Njehsoni për nxjerrjen e formulës molekulare.c) Ndërtoni strukturat lineare izomere të molekulës së tij.343Ushtrime përmbledhëse
                                
   345   346   347   348   349   350   351   352   353   354   355