Page 352 - Demo
P. 352
344Situata e të nxënit:• përcaktimi i grupit funksionor të acideve karboksilike dhe emërtimi i disa përfaqësuesve të tyre;• përshkrimi i disa vetive fizike të acideve karboksilike;• njohja me metodat e përftimit të acideve karboksilike.20.1 Acidet karboksilike20 Acidet karboksilike dhe derivatet e tyreAcidet karboksilike dhe derivatet e tyre kanë një përhapje të gjerë në natyrë. Ato gjenden më shumë te produktet ushqimore dhe ato industriale, si sapuni, poliestrat etj.Shija e thartë që kanë frutat dhe pijet e ndryshme tregon praninë e acideve organike në to. Kështu, uthulla përmban acid acetik, limoni acid citrik, molla acid malik etj.Milingonat kur thumbojnë, lëshojnë acidin formik që gjendet në to.Struktura e grupit funksionor karboksilikAcidet karboksilike përmbajnë grupin karboksil, −C−OHO. Formula e tyre e përgjithshme shkruhet: RCOOH, ku R-ja është një grup alkil ose aril, apo hidrogjen. Ato janë emërtuar duke përdorur prapashtesën –oik; ndërkohë, parashtesa tregon numrin e atomeve të karbonit (përfshirë atë të grupit karboksil). Në molekulën e një acidi karboksilik mund të ndodhet një ose më shumë grupe karboksile. Kur ka dy grupe karboksile, acidi është dibazik dhe për emërtimin e tij përdoret prapashtesa –dioik. Në tabelën 1 jepen disa të dhëna për pesë acide karboksilike të rëndësishme.Dy anëtarët e parë të serisë së acideve emërtohen në mënyrë sistematike si acid metanoik dhe acid etanoik, ndërsa në mënyrë tradicionale ato janë quajtur acid formik dhe acid acetik.Fig. 1 Acidi metanoik gjendet te mizat e dheut (milingonat)Tabela 1 Disa acide karboksilike të rëndësishmeFormula Emri sistematik Emri tradicional Përhapja dhe përdorimiHCOOH acid metanoik acid formik (nga lat. formica, milingonë) përdoret për përpunimin e tekstilit dhe ruajtjen e gruritCH3COOH acid etanoik acid acetik (nga lat. acetum, uthull) gjendet tek uthulla; përdoret për prodhimin e tekstileve artificialeCH3CH2COOH acid propanoik acid propinoik propanati i kalciumit përdoret si përbërje shtesë në prodhimin e bukësCOOH−acidi benzoik ruajtës ushqimeshCOOHCOOHacid etanodioik acid oksalik gjendet te gjethet e lakrësGrupi karboksilik përbëhet nga grupi karbonil, −C=O dhe grupi hidroksil −O−H, ky i fundit lidhet te karboni i grupit karbonil. Duke qenë kaq afër së bashku, ata ndikojnë në veçoritë e njëri-tjetrit. Shumica e reaksioneve kimike të acideve karboksilike ndryshojnë nga ato të alkooleve që përmbajnë lidhjen O−H dhe të përbërjeve karbonile që përmbajnë lidhjen C=O. Acidet karboksilike alifatike kanë shumë veti të ngjashme me acidet karboksilike aromatike.

