Page 353 - Demo
P. 353
34520.1 Acidet karboksilikeVetitë fizikeAcidi etanoik shkrin në temperaturën 17°C dhe vlon në 118°C. Pika e vlimit të acidit etanoik është më e lartë se ajo e etanolit (78°C), i cili ka të njëjtin numër atomesh karboni, dhe se e propanol-1 (97°C), që ka të njëjtën masë molekulare të krahasuar.Pikat e larta të vlimit të acideve karboksilike dhe tretshmëria e tyre në ujë janë rezultat i lidhjeve hidrogjenore. Acidet karboksilike formojnë lidhje më të forta sesa alkoolet. Kjo ndodh sepse grupi i tyre —OH është më i polarizuar, për shkak të pranisë së grupit −C=O që tërheq elektronet.−C −O −H−− HHRR −C me −=OO −Hδ− δ+δ− δ+Krahasoni Lidhjet hidrogjenore të formuara tek acidet karboksilike bëjnë që këto përbërje të ekzistojnë në formë dimeri: në gjendje të ngurtë, të lëngët, madje edhe në të gaztë. Me rritjen e masës molekulare të krahasuar të acideve rriten temperaturat e vlimit dhe ulet tretshmëria e tyre në ujë. Anëtarët e parë të serisë homologe të acideve karboksilike janë të tretshëm në ujë në të gjitha raportet. Në tabelën 2 janë dhënë vetitë fizike të disa acideve karboksilike.Acidi metanoik, etanoik dhe ai propanoik kanë aromë të fortë si të uthullës. Acidet nga C4 në C8 (butanoik në oktanoik) kanë aroma të forta të pakëndshme, acidi butanoik është përgjegjës për aromën e gjalpit të prishur dhe erën e djersës te njerëzit (figura 4).Tabela 2 Disa veçori të acideve karboksilikeAcid Formula Gjendja fizike në temperaturën e dhomësPika e vlimit (në oC)Tretshmëria në ujëMetanoik HCOOH l 101 shumë e lartëEtanoik CH3COOH l 118 shumë e lartëPropanoik CH3CH2COOH l 141 shumë e lartëButanoik CH3CH2CH2COOH l 164 shumë e lartëOktanoik CH3(CH2)6COOH l 237 e ulëtBenzoik C6H5COOH s 249 e ulëtEtanodioik (COOH)2 s e lartëPërftimi i acideve karboksilikeAcidet karboksilike mund të përftohen në laborator me anë të disa metodave. Më poshtë janë përshkruar dy metoda të rëndësishme:Fig. 3 Acidet karboksilike mund të formojnë lidhje hidrogjenore dimere.R −C −O −HC −R =O=O H −O−Fig. 2 Këto shishe përmbajnë acid etanoik (acid acetik). Acidi i pastër etanoik ngrin në temperaturën 17oC. Shishja në të majtë është mbajtur në frigorifer.1. Analizoni acidet e mëposhtme:ACOOH−−−CH2CH2COOHB CH3CH2CH2COOHCCOOH−−CH3D CH3(CH2)16COOHa) Cili është acid oktadekanoik?b) Cili mund të përftohet me anë të oksidimit të butandiol-1,4?c) Cili është acid dibazik?d)Cili është acidi butanoik?e) Cili është acid aromatik?PYETJE DHE DETYRA

