Page 354 - Demo
P. 354


                                    346Acidet karboksilike dhe derivatet e tyre Situata e të nxënit:• si formohen kripërat nga acidet karboksilike;• përshkrimi i rasteve të oksidimit të disa acideve karboksilike.Disa reaksione të rëndësishme 20.2 të acideve karboksilikeMe anë të oksidimit të alkooleve parësoreKjo metodë konsiston në oksidimin e plotë të alkooleve parësore në mjedis dikromat(VI) të acidifikuar. Fillimisht alkooli shndërrohet në një aldehid, i cili më tej oksidohet në acid. Cr2O72–(uj)/H+(uj) Cr2O72–(uj)/H+(uj)RCH2OH RCHO RCOOHAlkool parësor aldehid acid karboksilikMe anë të hidrolizës së nitrileveNitrilet përmbajnë grupin —C≡N. Nga hidroliza acide e nitrileve përftohen acidet karboksilike. Nitrilet hidrolizohen gjithashtu me baza të forta e nxehtësi, duke formuar kripëra të acideve karboksilike, p.sh:RCN + 2H2O + H+ → RCOOH + NH4+RCN + 2H2O + OH– → RCOO– + NH3 + H2OFormimi i kripëraveSi të gjitha acidet, edhe acidet karboksilike veprojnë me bazat inorganike për të formuar kripë dhe ujë. Për shembull:CH3COOH(uj) + NaOH(uj) → CH3COO–Na+(uj) + H2O(l)acid etanoik hidroksid natriumi etanoat natriumiKripërat e acideve karboksilike (të cilat quhen edhe karboksilate) kanë veti të ndryshme nga ato të acideve inorganike. Kripërat e acideve inorganike kanë më shumë karakter jonik sesa molekular. Të gjitha kripërat karboksilate janë të ngurta dhe shumica e tyre janë të tretshme në ujë. Duke qenë se acidet karboksilike janë acide të dobëta, kripërat e tyre janë bazike. Për shembull, tretësira 1 M e etanoat natriumit CH3COONa e ka pH-në rreth 9,5.Duke qenë se zinxhiri hidrokarburik bëhet edhe më i gjatë, vetitë e kripërave karboksilate priren gjithnjë e më shumë drejt atyre të hidrokarbureve molekulare sesa vetive të kripërave jonike.SapunëtSapunët janë kripëra të acideve karboksilike me varg të mesëm dhe të gjatë. Molekula e sapunit përbëhet nga dy pjesë me veti të ndryshme: vargu i gjatë i radikalit alkilik që nuk tretet në ujë, por tretet në vaj, dhe pjesa jonike e shpërbashkuar, që nuk tretet në vaj, por tretet në ujë. Kjo u jep atyre aftësinë për t’i përzier vajrat dhe yndyrat me ujë. Sapuni është një detergjent i rëndësishëm, i cili është përdorur shumë herët nga njerëzimi (prej mijëra vjetësh). Ai është përftuar nga vlimi i yndyrave me një bazë të fortë, si hidroksid natriumi ose hidroksidi kaliumi.Fig. 4 Lloj qeni që ka aftësinë të gjurmojë një person duke nuhatur acidet karboksilike që përmban djersa e këmbëve të këtij të fundit.KONCEPTE KYÇEAcidet karboksilike mund të përftohen nga: a) oksidimi i alkooleve parësore; b) nga hidroliza e nitrileve.
                                
   348   349   350   351   352   353   354   355   356   357   358