Page 355 - Demo
P. 355


                                    34720.2 Disa reaksione të rëndësishme të acideve karboksilikeKONCEPTE KYÇEAcidet karboksilike veprojnëme bazat inorganike, duke formuar kripëra karboksilate. Kripërat karboksilate me vargje të mesme dhe të gjata hidrokarburike quhen sapunë.Detergjentet janë substanca të cilat tërheqin si tretësit polarë, ashtu edhe |ata jopolarë, duke bërë të mundur përzierjen e tyre.1. Shikoni me kujdes strukturën e oktadekanoatit të natriumit.a) Cili nga skajet e vargut strukturor mund të përzihet mirë me ujin?b) Cili nga skajet e vargut strukturor mund të përzihet mirë me yndyrën?c) Shpjegoni si ndikon kjo substancë në heqjen e yndyrës nga sipërfaqja e rrobave apo e trupit?d) Shpjegoni se rrobat lahen më mirë në ujë të ngrohtë, sesa në ujë të ftohtë.PYETJE DHE DETYRAFig. 1 Kjo gjethe përmban acid etanodioik (acid oksalik), i cili ka veti helmuese, për shkak të natyrës toksike të jonit etanodioat. Mënyra e duhur për trajtimin e këtij lloj helmimi është veprimi i tij me një alkali, siç është p.sh. hidroksid magnezi, i cili mund të formojë një kripë të patretshme me acid etandioik. Kështu, hidroksidi i magnezit mund të përdoret për të formuar etandioatin e magnezit të patretshëm.Një kripë tipike e pranishme në sapunin e zakonshëm është oktadekanoati i natriumit:COO– Na+ CH3(CH2)16COO– Na+sipërfaqja e materialityndyrëUjësipërfaqja e materialit“kokat” e detergjentit tërhiqen nga uji Largimi i yndyrës nëpërmjet ujityndyrëUjëUjë(a)(b) (c)Molekula e detergjentit“koka”jonike osepolare“bishti”jopolarFig. 2 Efektet e detergjentit mbi yndyrën Fig. 3 Efekti i sapunit në praninë e ujit. Pikat mbi sipërfaqen e pëlhurës janë ujë i pastër, ndërsa njollat janë tretësirë uji dhe sapuni.Figura 2 tregon se çfarë ndodh kur zinxhirët e sapunit bashkëveprojnë me yndyrën.Në figurën 3 janë dhënë efektet e detergjentit në sipërfaqen e një pëlhure të lagur me ujë.
                                
   349   350   351   352   353   354   355   356   357   358   359