Page 356 - Demo
P. 356


                                    348Acidet karboksilike dhe derivatet e tyre Situata e të nxënit:• formimi i estereve nga acidet karboksilike në kushte laboratorike;• përdorimi i shënimit izotopik për të përcaktuar mekanizmine një reaksioni;• emërtimi i grupit funksionortek esteret;• përshkrimi i veçorive të estereve dhe përdorimet e tyre;• shpjegimi i procesit të hidrolizës për përftimin e estereve. 20.3 EsteretOksidimiSi rregull, acidet karboksilike nuk oksidohen lehtë, për shkak se janë produktet e fundit në rendin e oksidimit:alkool parësor → aldehid → acid karboksilik.Megjithatë, nga ky rregull i përgjithshëm bëjnë përjashtim dy acide.i Acidi metanoik dhe metanoatet oksidohen lehtësisht (për shembull nga reaktanti i Tolensit ose tretësira e Fehlingut) në dioksid karboni:HCOOH → CO2 + 2H+ + 2e–acid metanoik elektrone të dhënanga reaktanti oksiduesPër këtë arsye, acidi metanoik jep një rezultat pozitiv në provën me reaktantin e Tolensit dhe me tretësirën e Fehlingut, të cilët zakonisht përdoren për të hetuar aldehidet.ii Acidi etanodioik dhe kripërat e tij oksidohen nga manganati(VII) i kaliumit të nxehtë në dioksid karboni:(COOH)2 → 2CO2 + 2H+ + 2e–acid etanodioik elektrone të dhëna nga reaktanti oksiduesNë figurën 1 ilustrohet një eksperiment, ku etanoli dhe acidi etanoik nxehen në praninë e një acidi sulfurik të përqendruar. Analizojeni me kujdes eksperimentin, për t’iu përgjigjur më pas pyetjeve të ushtrimit 3.nxehtësi 1 2 4 Shtresa të patretshme lundrojnë në ujë. Ndihet një aromë e këndshme3 Hidhet në ujë të ftohtë, më pas nuhatet me kujdes3 pika tretësirë e përqendruarH2SO41 ml acid etanoik i ftohtë2 mletanolKujdes!Mbroni sytë gjatëkohës që kryeni këtë eksperiment.Fig. 1 Reaksioni ndërmjet etanolit dhe acidit etanoik, në praninë e një acidi sulfurik të përqendruarEtanoli dhe acidi etanoik veprojnë së bashku, duke formuar një ester, etanoat etili:CH3C−OH + CH3CH2OH →CH3C−OCH2CH3 + H2OO Oacid etanoik etanol etanoat etiliKy reaksion në kushte të zakonshme zhvillohet shumë ngadalë. Në praninë e një katalizatori, p.sh. acid sulfurik i përqendruar, reaksioni zhvillohet shpejt.
                                
   350   351   352   353   354   355   356   357   358   359   360