Page 359 - Demo
P. 359


                                    35120.3 Esteret6. a) Shkruani shprehjen e konstantes së ekuilibrit për esterifikimin e etanolit dhe acidit etanoik.b) Një mol i acidit etanoik dhe një mol etanol arrijnë ekuilibrin në 25°C. Sa mole të etanoatit të etilit do të jenë të pranishme në ekuilibër? (Kc=4 në 25°C)7. Si mendoni, çfarë ndodh nëse etanoati i etilit trajtohet me ujë me tepricë për një kohë të gjatë? PYETJE DHE DETYRA PoliesteretPoliesteret janë polimere të bashkuara me anë të lidhjeve të estereve.Esterifikimi si një reaksion në ekuilibër: hidrolizaReaksioni midis acidit karboksilik dhe një alkooli për të formuar një ester është mjaft i ngadaltë në temperaturën e mjedisit (mund të duhen disa ditë që të arrihet ekuilibri).Nëse në përzierjen e etanolit dhe acidit etanoik shtojmë një sasi të vogël acidi sulfurik të përqendruar dhe e nxehim përzierjen deri në vlim, ekuilibri do të arrihet në më pak se një orë.Etanoli, acidi etanoik, etanoati i etilit dhe uji janë të gjithë të pranishëm në këtë reaksion, po kështu edhe acidi në rolin e katalizatorit mbetet i pandryshuar.H+CH3CH2OH + CH3COOH CH3COOCH2CH3 + H2O etanol acid etanoik etanoat etiliNën veprimin e tretësirave ujore të acideve ose bazave të forta, esteret shpërbëhen duke dhënë përsëri produktet nga janë formuar (acid, alkool). Ky proces kimik njihet me emrin hidroliza e estereve. Hidroliza është reaksioni i kundërt i esterifikimit. Në këtë reaksion në ekuilibër në temperaturën 25°C, vlera e konstantes së ekuilibrit është 4.Kjo do të thotë që pas arritjes së ekuilibrit në përzierje do të kemi dyfishin e esterit dhe ujit të formuar, kundrejt alkoolit dhe acidit të mbetur pas veprimit në gjendjen e ekuilibrit.Hidroliza e estereveNjë proces i kundërt i esterifikimit është hidroliza e estereve, në të cilën një ester vepron me ujin për të formuar një alkool dhe një acid karboksilik. Ashtu si esterifikimi, hidroliza e estereve është një reaksion i ngadaltë, shpejtësia e të cilit rritet me anë të një katalizatori acid ose bazik. Kur hidroliza zhvillohet me tretësira ujore bazash të forta formohet kripa e acidit. Hidroliza bazike e estereve është një reaksion i pakthyeshëm, i cili çon në formimin e kripërave apo sapunëve, ndaj dhe njihet si reaksion sapunifikimi:Për shembull:CH3COOCH2CH3 + –OH → CH3COO– + CH3CH2OH etanoat etili jon etanoati etanolose CH3COOCH2CH3 + NaOH → CH3COO–Na+ + CH3CH2OHEsteret hidrolizohen në mënyrë më efektive në mjedis bazik sesa në mjedis acid.Hidroliza e estereve është e rëndësishme në sistemet biologjike. Fig. 4 Këto lule përmbajnë një insekticid natyror. Ai është një ester që gjatë ngrënies hidrolizohet shpejt nga gjitarët, ndaj është i padëmshëm për ta, ndërkohë që për insektet është toksik.
                                
   353   354   355   356   357   358   359   360   361   362   363