Page 36 - Demo
P. 36


                                    28Struktura elektronike e atomitshigjetat që përfaqësojnë elektronet vendosen me kahe të kundërta. Kimistët mendojnë se elektronet e çiftëzuara tregojnë se gjendja energjetike është më e qëndrueshme. Këtë e shpjegojnë me faktin se tërheqja magnetike që ndodh për shkak të rrotullimit në kah të kundërt të elektroneve, kundërshton forcat e shtytjes midis elektroneve me ngarkesë të njëjtë. Në diagramet e nivelit të energjisë si ajo në figurën 1, shigjetat që përfaqësojnë elektronet e çiftëzuara janë vendosur në drejtime të kundërta.KONCEPTE KYÇENjë porcion energjie quhet sasia e energjisë që kërkohet për të zhvendosur elektronin nga niveli energjetik ku ai ndodhet, në një nivel energjetik më të lartë të atomit. Po kështu, i njëjti porcion energjie është i barabartë me sasinë e energjisë që çlirohet kur elektroni kalon nga niveli energjetik ku ndodhet, në një nivel energjetik më të ulët të atomit.Duke u nisur nga ky fakt, themi se energjia e elektroneve është e përcaktuar.Modeli i atomit sipas Borit dhe numrat kuantikëBazuar në modelin e atomit që paraqiti Radhërfordi, mendohej se elektroni lëshonte energji në mënyrë të vazhdueshme. Kjo do të bënte që ai të binte në bërthamë.Më vonë, ky model u korrigjua nga Nils Bori (fizikan danez, student i Radhërfordit).Modeli i atomit sipas BoritBori e pranoi modelin planetar të Radhërfordit, duke ngritur ndërkohë edhe hipotezat e tij, të cilat paraqiten më poshtë: a) Elektronet lëvizin sipas trajektoreve rrethore të caktuara, të quajtura orbita të lejuara. Më vonë, këto orbita u quajtën nivele energjetike.b) Energjia e elektronit kur ai ndodhet në orbitën e vet është konstante dhe e përcaktuar. Elektroni humbet kuante (sasi, porcione) energjie, kur kalon nga një orbitë më larg bërthamës në një orbitë më afër saj. Ai fiton porcione energjie, kur kalon nga një orbitë më afër bërthamës në një orbitë më larg saj. Kjo sasi energjie që merr apo jep elektroni, varet prej largësisë së niveleve energjetike nga bërthama.Sa më afër bërthamës të jetë elektroni, aq më pak energji zotëron dhe anasjelltas, sa më larg bërthamës të ndodhet, aq më tepër energji zotëron.Një elektron mund të kalojë nga një nivel energjetik në një tjetër, por nuk mund të qëndrojë ndërmjet dy niveleve energjetike.Modeli i atomit sipas Borit solli zhvillimin e një dege të re të fizikës: mekanikës kuantike.4p+ 5n0Fig. 2 Atomi i beriliumitSituata e të nxënit:• përcaktimi i vendndodhjes së elektroneve në atom, bazuar në vlerat e katër numrave kuantikë.2.5 Numrat kuantikë1. Numri kuantik themelor Modeli i atomit sipas mekanikës kuantike na ndihmon të shpjegojmë se në një atom, elektronet janë të shpërndara në një numër nivelesh energjetike kryesore, energjia e të cilave vjen duke u rritur shkallë-shkallë.Çdo nivel energjetik përcaktohet nga numri kuantik themelor, i cili shënohet me n.Numri kuantik themelor merr vlera numerike të plota: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7.Nivelet energjetike shënohen edhe me germa p.sh.: K, L, M, N, O, P, Q.1 2 3 4 5 6 7K L M N O P Q
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40