Page 363 - Demo
P. 363
35520.5 Halogjenuret e acideve2. Emërtoni dhe shkruani strukturat e produkteve organike të reaksioneve midis: a) klorur benzoilit dhe etanolit;b) klorur propanoilit dhe metilaminës (CH3NH2);c) klorur etanoilit dhe fenolit.PYETJE DHE DETYRAKONCEPTE KYÇEMekanizmi karakteristik i reaksionit të halogjenuracideve është adicion – eliminimi nukleofilik.Si halogjenalkanet ashtu edhe halogjenuracidet veprojnë me të gjitha nukleofilet, por këto të fundit veprojnë më lehtësisht se të parat.Veprimi me amoniakun dhe aminat parësoreKlorur etanoili vepron vrullshëm me tretësirën e amoniakut në temperaturën e dhomës. Produkti është një amid etanamidi. Amidet e kanë formulën e përgjithshme RCONH2, ndërsa aminat, RNH2. CH3COCl(l) + NH3(uj) → CH3CONH2(uj) + HCl(uj)etanamidPrejardhja e aminave parësore mendohet të jetë nga amoniaku, në të cilin një atom H është zëvendësuar nga një grup alkil ose aril. Ashtu si amoniaku, ato veprojnë fuqishëm në temperaturën e dhomës me halogjenuracidet, për shembull:CH3COCl(l) + CH3CH2NH2(uj) → CH3CONHCH2CH3(uj) + HCl(uj)N-etiletanamidProdukti i këtij reaksioni është një amid dytësor. Germa N tregon se në atomin e azotit ka dy radikale alkilike.Veprimi me alkoolet dhe fenolet Klorur etanoili vepron vrullshëm me alkoolet në temperaturën e dhomës, duke formuar estere. Për shembull, nga reaksioni i etanolit me klorurin e etanoilit përftohet etanoat etili:CH3COCl(l) + CH3CH2OH(l) → CH3COOCH2CH3(l) + HCl(g)etanoat etiliKjo është një metodë e rëndësishme për prodhimin e estereve, veçanërisht për përftimin e estereve të fenolit, C6H5OH, sepse fenoli nuk vepron drejtpërdrejt me acidet karboksilike. Fenoli vepron lehtë me halogjenuracidet. Esteri benzoat fenili mund të përftohet nga reaksioni i fenolit me klorur benzoili:C6H5COCl + C6H5OH → C6H5COOC6H5 + HClklorur benzoili fenol benzoat feniliNë praktikë, benzoati i fenilit përftohet nga veprimi i një tretësire fenoli në mjedis bazik (NaOH(uj), e përzier me klorur benzoili. Benzoati i fenilit që formohet në këtë rast është një precipitat kristalinë.

