Page 365 - Demo
P. 365
357Ushtrime përmbledhëse10.Në tabelë janë dhënë vlerat Ka për katër acide.Substancat Ka at 298 K/mol dm−3Acid etanoik 1,7 × 10−5Acid kloretanoik 1,3 × 10−3Acid dikloretanoik 5,0 × 10−2Acid trikloretanoik 2,3 × 10−1a) Cili nga acidet është më i fortë? Po acidi më i dobët?b) Shpjegoni si ndryshon aciditeti relativ i substancave në tabelë.11.Përbërja X ka formulën CxHyOz. 2,00 g të përbërjes X janë djegur plotësisht në tepricë oksigjeni.a) Në tabelën e mëposhtme jepet masa e secilit produkt të formuar. Produkti Masa (në g)Dioksid karboni 4,00Ujë 1,64 gi. Njehsoni masën e karbonit dhe masën e hidrogjenit në 2,00 g të përbërjes X.ii. Njehsoni masën e oksigjenit në 2,00 g të përbërjes X.iii.Gjeni formulën empirike të përbërjes X.iv.Masa molekulare e krahasuar e përbërjes X është 88. Gjeni formulën molekulare të saj.v. Njehsoni vëllimin e oksigjenit që hyn në reaksion me 2,00 g të përbërjes X. Supozoni se një mol gazi zë 24,00 dm3 (24 litra).b) Përbërja X vepron me pentaklorurin e fosforit. Gjeni emrin dhe formulën e produktit organik.c) Produkti organik i formuar vepron me etanolin në temperaturë mjedisi.i. Shkruani barazimin kimik për këtë reaksion.ii. Vizatoni formulën strukturore të produktit organik.iii.Emërtoni produktin organik.iv.Sugjeroni një përdorim të mundshëm të këtij produkti.12.Përbërja Y përdoret si aromatizues i bananes. Formula e saj është paraqitur më poshtë.=OOa) Jepni formulën molekulare të përbërjes Y.b) Njehsoni masën molekulare të krahasuar të përbërjes Y.c) Njehsoni përqindjen në masë të substancave të kësaj përbërjeje.d)Gjeni emrat e dy substancave që veprojnë së bashku dhe formojnë përbërjen Y.e) Përbërja Y vlon me tretësirë hidroksidi natriumi. Shkruani barazimin kimik për këtë reaksion dhe emërtoni produktet e formuara.13.Ky ushtrim ka të bëjë me një studim të mekanizmit të hidrolizës së etanoatit të etilit:HClCH3COOCH2CH3 + H2O → CH3COOH + CH3CH2OHkatalizatoretanoat etili acid etanoik etanolU zhvilluan dy eksperimente, A dhe B. Lexoni të dhënat mbi këto eksperimente dhe më pas përgjigjuni pyetjeve në vijim.Eksperimenti A: Etanoati i etilit u trajtua me ujë të deuteruar, i cili përmban klorur deuteriumi, DCl (D = 21H). Dy produktet e hidrolizës u ndanë, u pastruan dhe masa molekulare e krahasuar e secilit prej tyre u njehsua me spektrometrin e masës.Alkooli i formuar kishte Mr = 47, ndërsa acidi kishte Mr = 61.a) Krahasoni Mr e alkoolit të formuar në këtë eksperiment me vlerën që pritet të merret nga reaksioni i mësipërm. b) Krahasoni e acidit të formuar në këtë eksperiment me vlerën që pritet të merret nga reaksioni i mësipërm.c) Çfarë të dhënash (nëse ka të tilla) jep eksperimenti A për mekanizmin e reaksionit të hidrolizës?Eksperimenti B: Etanoat etili u trajtua me H218O, që përmban HCl. Dy produkte hidrolize u ndanë, u pastruan dhe masat e tyre molekulare relative u matën duke përdorur një spektrometër mase. Alkooli i formuar kishte Mr = 46, ndërsa acidi kishte Mr = 62.d) Përsëritni hapat a dhe b më sipër, këtë herë duke përdorur rezultatet e marra nga eksperimenti B.e) Çfarë të dhënash (nëse ka të tilla) jep eksperimenti B për mekanizmin e reaksionit të hidrolizës?14.Shpjegoni secilin prej rasteve të mëposhtme.a) Butani, propanol-1, propanali dhe acidi etanoik kanë pothuajse të njëjtën masë molekulare të krahasuar, por pikat e tyre të vlimit janë përkatësisht: 273K, 371K, 322K dhe 391 K.b) Kur kloruri i kloretanoilit, ClCH2COCl vepron me ujin, një atom klori zëvendësohet shpejt për të dhënë ClCH2COOH, ndërsa atomi tjetër Cl zëvendësohet ngadalë, vetëm gjatë vlimit.

