Page 41 - Demo
P. 41


                                    332.7 Shpërndarja e elektroneve në atomet e elementeve Format e orbitaleve atomikeOrbitalet kanë forma të ndryshme. Ato janë simbolizuar me germat s, p, d, f dhe përcaktohen nga vlera e numrit kuantik orbital l. Për lehtësi studimi paraqesim vetëm orbitalet s dhe p.Për l = 0, orbitalet janë në formë sferike.Për l = 1, kemi tri orbitale në formë fjongo, të orientuara sipas tri boshteve koordinative: x, y, z. Orientimet e këtyre orbitaleve përcaktohen nga vlerat e numrit kuantik magnetik, i cili merr vlerat m = –1, m = 0, m = +1.Për vlerat e mëposhtme të l dhe m, kemi këto forma orbitalesh:l = 0; m = 0 quhet orbital s formë sferikel = 1; m = +1 quhet orbital px formë fjongojel = 1; m = 0 quhet orbital py formë fjongojel = 1 m = –1 quhet orbital pz formë fjongojeVlera e energjisë së orbitaleve që ndodhen brenda një niveli, vjen duke u rritur sipas kësaj radhe: Es < Epx = Epy = Epz1. Sa lloj orbitash kemi njohur deri tani?2. Ku u bazuan shkencëtarët për të përcaktuar natyrën valore dhe grimcore të elektronit?3. A mund të përcaktojmë me saktësi vendndodhjen e elektronit në atom, duke u nisur nga teoria e Borit? Interpretoni përgjigjen.4. Cilat janë karakteristikat e orbitaleve s dhe p?PYETJE DHE DETYRAZ yXSituata e të nxënit:• njohja me parimin e qëndrueshmërisë së një atomi; • shpërndarja e elektroneve në atomet e elementeve, duke u bazuar në këtë parim.Shpërndarja e elektroneve në atomet 2.7 e elementeve Të gjitha sistemet natyrore priren të arrijnë në nivelin më të ulët të mundshëm të energjisë. Sistemet që kanë energji të lartë janë të paqëndrueshme. Ky arsyetim është i vlefshëm edhe për atomin. Bërthama dhe elektronet e një atomi ndërveprojnë në mënyrë të tillë, që t’i japin atij një strukturë sa më të ekuilibruar dhe të qëndrueshme. Për të arritur këtë, duhet që në një atom, elektronet të shpërndahen nëpër orbitalet atomike. Shpërndarja e elektroneve nëpër orbitale atomike me energji të ndryshme bëhet duke u bazuar në disa parime e rregulla të rëndësishme, të cilat janë:a) Parimi i Aufbautb) Parimi i përjashtimit, i Paulitc) Rregulla e HunditSipas parimit të Aufbaut (ose parimit të qëndrueshmërisë), mbushja me elektrone e niveleve, nënniveleve dhe gjendjeve energjetike (orbitaleve), fillon nga niveli me energji më të ulët, deri tek ai me energji më të lartë. Për të zbatuar këtë parim, duhet të dimë se cili nivel, nënnivel dhe gjendje energjetike ka energji më të ulët dhe si vazhdon shkalla e rritjes së energjisë nëpër nivelet, nënnivelet dhe gjendjet energjetike që vijnë më pas. Pra, mbushja bëhet shkallë-shkallë, sipas rregullit të rritjes së energjisë.KONCEPTE KYÇE1. Shkalla e rritjes së energjisë së niveleve është ajo e rritjes së vlerës së numrit kuantik themelor, ku niveli i parë n = 1, i cili është më afër bërthamës, ka energji më të ulët, ndërsa niveli n = 7 ka energji më të lartë.Energjia rritet1 2 3 4 5 6 7
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45