Page 42 - Demo
P. 42
34Struktura elektronike e atomitKONCEPTE KYÇE2. Shkalla e rritjes së energjisë së nënniveleve brenda nivelit përkatës paraqitet me skemën e mëposhtme:Energjia në rritjes p d f Nënnivelet s kanë energji më të ulët, ndërsa nënnivelet f brenda niveleve përkatëse kanë energji më të lartë.Më poshtë jepet radha e mbushjes me elektrone të niveleve, nënniveleve dhe gjendjeve energjetike, duke u bazuar në shkallën e energjisë në rritje:Energjia në rritje1s 2s 2p 3s 3p 4s 3d 4p 5s 4d 5p 6s 4f 5d 6p 7s 5f 6d 7p Energjia në rritje1s2s2s3s3s4s4s5s5s6s6s7s7s2p2p3p3p4p4p5p5p3d3d4d4f4f5f5f6d6d6p6p5d5dFig. 1 Skema e mbushjes me elektrone të niveleve, nënniveleve dhe gjendjeve energjetikeKjo shkallë jepet edhe nëpërmjet diagramit të Aufbaut. Bazuar në vlerat e numrave kuantikë, kujtojmë që: a) nënniveli s ka një orbital, i cili grafikisht shënohet me një kuti dhe kapaciteti maksimal mbajtës është 1–2 e–;b) nënniveli p ka 3 orbitale , gjithsej mban 1–6 e–;c) nënniveli d ka 5 orbitale , gjithsej mban 1–10 e–;d)nënniveli d ka 7 orbitale , gjithsej mban 1–14 e–;Nga të dhënat e mësipërme del se në një orbital vendosen 2 e–.Këto elektrone vendosen në përputhje me parimin e përjashtimit të Paulit, i cili përkufizohet si më poshtë:Në një orbital atomik (gjendje energjetike) nuk mund të vendosen më shumë se dy elektrone me spine të kundërta. Vendosja e tyre paraqitet grafikisht me një . Elektronet paraqiten simbolikisht me shigjeta dhe duhet të jenë me spine të kundërta. Shuma e spineve duhet të jetë 0.Gjendje të tilla si (a) ose (b) , ku elektronet janë me spine paralele, nuk janë të qëndrueshme, pasi shuma e vlerave të numrave kuantikë spin është:a) ose b) Në fakt, që një gjendje të jetë e qëndrueshme, kjo shumë duhet të jetë zero:

