Page 43 - Demo
P. 43
352.6 Orbitalet atomikePër nënnivelet, të cilat kanë më shumë se një orbital atomik (p, d, f) mbushja me elektrone bëhet në përputhje me rregullën e Hundit. Sipas kësaj rregulle, në fillim mbushen me nga një elektron të gjitha orbitalet (gjendjet energjetike) që ndodhen në një nënnivel, më pas fillon çiftëzimi i elektroneve, në mënyrë që shuma e spineve të jetë maksimale.SHEMBULL I ZGJIDHURNënniveli p ka 3 gjendje energjetike dhe mban 6e–. Si fillim mbushen të tria orbitalet me nga një elektron dhe me elektronet që mbeten, fillojmë çiftëzimin nga kutia e parë deri tek e treta, duke kaluar nga e majta në të djathtë.Hapi IHapi IIHapi IIIHapi IVFormula elektronike dhe konfigurimi elektronik i atomit të një elementiMënyra e shpërndarjes së elektroneve në atom paraqitet me anë të: a) formulës elektronike; b) konfigurimit elektronik (paraqitje grafike).a) Formula elektronike e atomit të një elementiFormula elektronike na tregon radhën e mbushjes me elektrone të niveleve, nënniveleve, gjendjeve energjetike të atomit sipas energjisë në rritje.Për shembull:Atomi i oksigjenit ka Z = 8, pra ka 8 elektrone në mbështjelljen elektronike. Shpërndarja e 8 elektroneve bëhet sipas diagramit të Aufbaut. Hapi INë fillim mbushet niveli i parë, d.m.th. nënniveli s i tij, me dy elektrone 1s2. Hapi II6 elektronet që mbeten, shpërndahen te niveli i dytë. Në nivelin e dytë ndodhen dy nënnivele: s dhe p. Diagrami i Aufbaut tregon se në fillim mbushet nënniveli 2s, pastaj elektronet e tjera që mbeten, vendosen në nënnivelin 2p.Pra, 2s2p4Duke radhitur nivelet dhe nënnivelet sipas rritjes së energjisë, marrim formulën 1s22s2p4. Kjo do të quhet formula elektronike e atomit të oksigjenit.b) Paraqitja grafike ose konfigurimi elektronik i atomit të një elementiDuke u nisur nga formula elektronike e atomit të oksigjenit kemi: 1s22s2p4Çdo nënnivel e pasqyrojmë me anë të gjendjeve të tij energjetike. Bazuar në parimin e Paulit dhe në rregullën e Hundit, vendosim në çdo kuti elektronet. Në këtë mënyrë kemi paraqitur konfigurimin elektronik për atomin e oksigjenit.1s s p21. Ku bazohet shpërndarja e elektroneve sipas gjendjeve energjetike me energji të ndryshme?2. Si përkufizohet parimi i qëndrueshmërisë?3. Ç’thotë parimi i përjashtimittë Paulit?4. Ç’tregon rregulla e Hundit?5. Paraqitni shpërndarjen e elektroneve në atomet e elementeve, numrat atomikëtë të cilave janë: Z = 5; Z = 10; Z = 15.6. Përcaktoni vlerat e numrave kuantikë për të gjitha elektronet e atomit të karbonit, numri atomik i të cilit është Z = 6. PYETJE DHE DETYRAShpërndarja e elektroneveberilium karbon azot oksigjen 1s 2s 2p1s2 2s21s2 2s2 2p21s2 2s2 2p31s2 2s2 2p4nënnivelets dhe p Më poshtë janë dhënë formulat dhe konfigurimet elektronike për atomet berilium, karbon, azot dhe oksigjen.

