Page 44 - Demo
P. 44


                                    36Struktura elektronike e atomitSHËNIMLogaritmet me bazë 10Shkallët logaritmike janë një mjet për të sjellë një gamë shumë të gjerë numrash në të njëjtën shkallë. Për një numër x, log me bazë 10 tregon se numri 10 duhet të ngrihet në fuqi x. Pra, nëse x = 10 log1010 = 1 nëse x = 100 log10100 = 2 nëse x = 106 log 10106 = 6 nëse x = 0,1 log100,1 = −1Grafiku i figurës 1 tregon energjinë e jonizimit të njëpasnjëshëm të natriumit, të njehsuar në vlera logaritmike me fuqi me bazë 10. Numri atomik i natriumit është: Z = 11, pra ai ka 11 elektrone në atomin e tij dhe si rezultat ka 11 energji të njëpasnjëshme të jonizimit.Fig. 1 Grafiku i energjive të jonizimit të njëpasnjëshëm të natriumit Shkalla logaritmike e energjisë së jonizimit (log10 )Numri i elektroneve të larguara23450 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11Duke qenë se atomeve të metaleve u jepet energji për t’i kthyer në jone, themi se procesi i jonizimit të metaleve është endotermik. Vlerat e energjive të jonizimit të njëpasnjëshëm të atomit të një metali bëhen gjithnjë e më të mëdha, duke u nisur nga largimi i elektronit të parë deri te largimi i elektronit të fundit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për atomet e elementeve të tjera. Më poshtë jepet skema e jonizimit të njëpasnjëshëm të atomit të kaliumit.Situata e të nxënit:• lidhja e energjisë së jonizimit me shpërndarjen e elektroneve në një atom;• analizë e strukturave elektronike të atomeve.Shpërndarja e elektroneve, 2.8 bazuar në energjinë e jonizimit 1. a) Sa elektrone gjenden në nivelin e parë të atomit të natriumit? Pse largimi i këtyre elektroneve nga atomi është mjaft i vështirë?b) Po në nivelin e dytë dhe të tretë të këtij atomi, sa elektrone ndodhen? 2. Tregoni si ndërtohet skema e energjisë së jonizimit të njëpasnjëshëm të atomit të kaliumit.PYETJE DHE DETYRA
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48