Page 46 - Demo
P. 46


                                    38Struktura elektronike e atomitSituata e të nxënit:• faktorët që ndikojnë në largimin e elektronit të parë nga atomi i një elementi;• ndryshimi i energjisë së jonizimit në periodat dhe grupet e sistemit periodik.Ndryshimi i energjisë së jonizimit në 2.9 periodat dhe grupet e sistemit periodikGrafiku i figurës 1 tregon energjitë e para të jonizimit të elementeve të dhëna në përputhje me numrin atomik Z. Brenda një periode (nga Li te Ne, ose nga Na tek Ar), vërehet se energjia e parë e jonizimit priret të rritet me rritjen e numrit atomik Z. Rritja e energjisë së jonizimit brenda çdo periode (kur kalohet nga e majta në të djathtë) shoqërohet me uljen e karakterit metalik të disa elementeve dhe me rritjen e karakterit jometalik të disa elementeve të tjera. Ulja e karakterit metalik dhe rritja e karakterit jometalik shpjegohet me faktin se brenda një periode, duke kaluar nga e majta në të djathtë, rritet me një njësi numri i elektroneve në shtresën e jashtme të atomit të çdo elementi, për pasojë dhe numri i protoneve në bërthamën e atomit të secilit element. Me rritjen e numrit të elektroneve në shtresën e jashtme të një atomi bëhet shumë i vështirë largimi i tyre, sepse duhet që atomit t’i jepet më shumë energji për t’i larguar elektronet e për t’u kthyer në jon pozitiv. Nisur nga ky fakt, kimistët arritën në përfundimin se energjitë e jonizimit janë të lidhura me strukturën e atomit.KONCEPTE KYÇENë sistemin periodik, prirja e energjisë së jonizimit paraqitet si më poshtë:• në përgjithësi rritet kur kalohet nga e majta në të djathtë, brenda një periode;• zvogëlohet kur kalohet nga lartposhtë, brenda një grupi. Fig. 1 Paraqitje grafike e lidhjes ndërmjet energjive të para të jonizimit të elementeve dhe numrit të protoneve Energjia e parë e jonizimit / kJ mol–1Numri i protoneve20040060080010001200140016001800200022002400260028002 4 6 8 10 12 14 16 18 20 22 24 26 28 30 32 34 36 38 40 42HHeLiBeBCNOFNeNaMgAlSiPSClArKCaScTiVCrMnFeCoNiCuZnGaGeAsSeBrKrRbSr Y ZrFaktorët që ndikojnë në energjinë e jonizimit të atomit të një elementi Energjia e jonizimit të një atomi ndikohet nga tre parametra atomikë: 1) Largësia e elektronit më të jashtëm të një atomi nga bërthama Me rritjen e kësaj largësie, tërheqja e bërthamës (+) për elektronin (–) zvogëlohet dhe për rrjedhojë, energjia e jonizimit zvogëlohet. 2) Numri i ngarkesave pozitive në bërthamë Me rritjen e numrit të protoneve, bërthama bëhet më e fuqishme për të tërhequr elektronin më të jashtëm në atom dhe rrjedhimisht rritet energjia e jonizimit për shkëputjen e tij. 3) Ruajtja e gjendjes së elektroneve në nivelet e brendshme energjetike Kimistët mendojnë se elektronet që ndodhen në nivelet energjetike të brendshme shtyjnë elektronin ose elektronet që ndodhen në nivelin më të jashtëm të një atomi. Nga ana tjetër, elektroni/et e nivelit të jashtëm janë nën ndikimin e forcës tërheqëse të bërthamës. Këto forca shtytëse dhe tërheqëse 1. Figura 1 tregon si ndryshon energjia e parë e jonizimit për secilin nga elementet e periodës së tretë. Siç e vini re, energjia e parë e jonizimit të magnezit është më e madhe se ajo e aluminit. Duke ditur që numri atomik i magnezit është 12 dhe ai i aluminit është 13:a) Shkruani strukturën elektronike të magnezit dhe atë të aluminit.b) Shpjegoni pse energjia e parë e jonizimit të aluminit është më e vogël se ajo e magnezit.c) Cili nga elementet e periodës së tretë e ka vlerën e energjisë së jonizimit më të madhe se elementi që vjen pas tij? Shpjegoni pse ndodh kjo. d) Shpjegoni si ndikojnë në vlerat e energjisë së parë të jonizimit për elementet e një grupi apo të një periode këta faktorë: largësia nga bërthama, ngarkesa e bërthamës dhe gjendja e elektronit në atom (në çift apo tek).PYETJE DHE DETYRA
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50