Page 47 - Demo
P. 47
392.9 Ndryshimi i energjisë së jonizimit në periodat dhe grupet e sistemit periodikbëjnë që të ruhet struktura e niveleve energjetike të brendshme dhe atyre të jashtme. Sa më e madhe të jetë forca tërheqëse e bërthamës kundrejt elektroneve të nivelit të jashtëm dhe sa më afër bërthamës të jetë ky nivel energjetik, aq më e vogël është mundësia për largimin e elektroneve nga ky nivel dhe aq më e madhe do të jetë energjia e jonizimit. Duke krahasuar vendndodhjet e elektroneve në nivelet më afër bërthamës me ato të elektroneve që ndodhen në nivelet më larg saj, del se:• elektronet që ndodhen në nivelet energjetike më afër bërthamës zotërojnë më pak energji, ndërsa ato që ndodhen në nivelet energjetike më larg bërthamës, zotërojnë më shumë energji;• bërthama e një atomi (+) ushtron forcë tërheqëse më të madhe mbi elektronet që ndodhen në nivelet më afër bërthamës, sesa mbi ato që ndodhen në nivelet energjetike më larg saj. Pra, sa më larg bërthamës së atomit të jetë elektroni i fundit, aq më dobët është i lidhur ai me bërthamën, aq më lehtë shkëputet dhe, si rrjedhojë, aq më e vogël do të jetë vlera e energjisë së jonizimit. Prirja e energjisë së jonizimit brenda një periode Duke kaluar nga e majta në të djathtë të çdo periode, në tabelën periodike, vihet re një rritje e vlerës së përgjithshme të energjisë së parë të jonizimit, për shkak të rritjes së numrit të elektroneve në shtresën e jashtme. Shikoni në grafikun e figurës 1.Edhe pse ka një rritje të përgjithshme të energjive të para të jonizimit përgjatë një periode, në grafikun e figurës 1 vërehet një ulje e energjisë së parë të jonizimit të disa elementeve. Për shembull, energjia e parë e jonizimit të beriliumit është më e madhe se ajo e borit. Kjo ndodh për shkak se në gjendje normale, në nënnivelin e jashtëm s, beriliumi i ka elektronet në çift (2s2), ndërsa bori ka një elektron te nënniveli p i nivelit të jashtëm (2p1). Dihet se struktura me dy elektrone është më e qëndrueshme se ajo me një elektron dhe e para kërkon më shumë energji për të ndarë çiftin e për ta larguar elektronin e nivelit të jashtëm, prandaj beriliumi e ka energjinë e parë të jonizimit më të madhe se ajo e borit.Rast i njëjtë është edhe ai midis azotit dhe oksigjenit. Strukturat elektronike të këtyre elementeve janë përkatësisht: 1s2, 2s22p3 dhe 1s2, 2s22p4. Azoti ka tri gjendje gjysmë të ngopura, ndërsa oksigjeni ka dy. Tek azoti, në nënnivelin p kemi shpërndarje të njëjtë të ngarkesës negative në të tria gjendjet energjetike:ndërsa tek oksigjeni, ngarkesa nuk është e shpërndarë njësoj:Pra, gjendja e nënnivelit p të azotit quhet më e qëndrueshme se ajo e nënnivelit p të oksigjenit, për rrjedhojë harxhohet më shumë energji për shkëputjen e elektronit të parë tek azoti sesa tek oksigjeni.Prirja e energjisë së jonizimit brenda një grupi Duke kaluar nga lart-poshtë çdo grupi në tabelën periodike, vihet re një ulje e vlerës së përgjithshme të energjisë së parë të jonizimit, për shkak të rritjes së numrit të protoneve. Kjo tregohet në tabelën e mëposhtme.Tabela 1 Energjitë e para të jonizimit të elementeve të grupeve IIA dhe VIIAElementet e grupit IIANumri atomik Z Energjia e parë e jonizimit (në kJ/mol)Elementet e grupit VIIA Numri atomik Z Energjia e parë e jonizimit (në kJ/mol)berilium 4 900 fluor 9 1680magnez 12 736 klor 17 1260kalcium 20 590 brom 35 1140stroncium 38 548 jod 53 1010barium 56 502Duke parë vlerat në tabelën 1, kuptojmë se përveç numrit të protoneve, një faktor tjetër që ndikon në vlerën e energjisë së parë të jonizimit është edhe largësia e nivelit të jashtëm energjetik nga bërthama e atomit përkatës.

