Page 48 - Demo
P. 48
402 Ushtrime përmbledhëse1. Në tabelën e mëposhtme, plotësoni karakteristikat e grimcave përbërëse të atomit:Grimcat përbërëse të atomit Masa relative Ngarkesa relativeProtonNeutronElektron 2. Diagrami i mëposhtëm tregon një tufë rrezesh të përbërë nga protone, neutrone dhe elektrone, e cila hyn në një fushë elektrike dhe më pas ndahet në tri rreze të veçanta.Pllaka me ngarkesë –+Një tufë rrezesh (përmban protone, neutrone dhe elektrone)ABCa) Duke argumentuar, përcaktoni llojin e grimcës (elektron, proton apo neutron) që përmban secila nga rrezet A, B dhe C. b) Shpjegoni pse rrezja C ka devijuar më pak se rrezja A. 3. Tregoni numrin e protoneve, neutroneve dhe elektroneve për secilin nga atomet dhe jonet e mëposhtme: a) 7533As b) 4018Arc) 2713Al d) 5626 Fe3+e) 12753 I– f) 19277 Ir2+4. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë numrat e protoneve, neutroneve dhe elektroneve të disa atomeve e joneve. Çdo atom dhe jon përfaqësohet me një shkronjë, e cila nuk është simboli i tij kimik. Tregoni:Atomose jonNumri i protoneveNumri i neutroneveNumri i elektroneveA 25 30 22B 26 30 26C 25 29 25D 26 28 26E 25 28 23F 26 30 24a) numrin e protoneve tek atomi A;b) numrin e nukleoneve (numrin e masës) tek atomi B; c) shkronjën me të cilën përfaqësohet atomi apo joni që ka numrin më të vogël të nukleoneve (numrin e masës); d) dy shkronjat që përfaqësojnë izotopet e të njëjtit element kimik; e) dy shkronjat që përfaqësojnë jonet e të njëjtit element kimik;f) dy shkronjat që përfaqësojnë atomet me numër të njëjtë nukleonesh (numri i masës);g) dy shkronjat që përfaqësojnë jonet me të njëjtën ngarkesë;h) emrin e elementit kimik që përfaqësohet nga shkronja C;i) simbolin e elementit kimik që përfaqësohet nga shkronja D;j) shkronjat që përfaqësojnë tri jonet e paraqitura në tabelë; k) emrat e elementeve kimike që u përkasin këto jone.(Shikoni në sistemin periodik për simbolet e elementeve përkatëse.)5. a) Gjeni në sistemin periodik numrin rendor të telurit dhe jodit. b) Përcaktoni numrat e protoneve, neutroneve dhe elektroneve në izotopin e telurit (128Te) dhe jodit (127I). c) Shpjegoni pse teluri me numër mase 128 ndodhet para jodit me numër mase 127, në sistemin periodik. d)Në sistemin periodik, gjeni një çift tjetër elementesh që janë vendosur në të njëjtën mënyrë si teluri me jodin.6. Pesë idetë (sugjerimet, propozimet) kryesore të teorisë së ndërtimit atomik të materies (ose teoria daltonike e ndërtimit atomik të materies) ishin: • Materia përbëhet nga grimca shumë të vogla, të padukshme e të pandashme, të quajtura atome. • Atomet nuk mund të krijohen ose të shpërbëhen.• Të gjitha atomet e një elementi kimik janë të njëjta. • Atomet e elementeve të ndryshme janë të ndryshme. • Atomet mund të lidhen me njëri-tjetrin për të formuar molekula. a) Në dritën e njohurive moderne rreth atomeve, izotopeve, molekulave dhe strukturës atomike, shpjegoni nëse janë apo jo të vërteta idetë e mësipërme. b) Cila është rëndësia e kësaj teorie në ditët e sotme.7. Supozojmë se atomi i fluorit 199F është një sferë me diametër të rendit rreth 10–10 m dhe se bërthama e saj është një sferë me diametër të rendit 10–14 m. a) Tregoni: i. numrin e protoneve; ii. numrin e nukleoneve.b) Njehsoni sa herë më i vogël është diametri i bërthamës së atomit të fluorit nga diametri i atomit të tij. 8.Jepen numrat e masave për pesë izotopet e mëposhtme: 11H 21H (D) 126C 147N 168O1,0078 2,0141 12,0000 14,0031 15,9949

