Page 49 - Demo
P. 49


                                    41Ushtrime përmbledhëse15.a) Renditni tre faktorë, të cilët ndikojnë në vlerën e energjisë së parë të jonizimit të atomit të një elementi. b) Më poshtë janë paraqitur energjitë e para të jonizimit të atomeve të disa elementeve të grupit IA.Elementi kimik Energjia e parë e jonizimit (në kJ/mol) Li 520Na 500K 420Rb 400Cs 380c) Shpjegoni si ndryshon energjia e parë e jonizimit me rritjen e numrit të protoneve tek atomet e elementeve të grupit IA. d) Shpjegoni me shembuj si ndikon vlera e energjisë së jonizimit në shpërndarjen e elektroneve në atomin e një elementi.16.Grafiku në figurën 1 tregon energjitë e para dhe të dyta të jonizimit të elementeve nga azoti deri te kalciumi. a) Shpjegoni pse ulet aq shumë vlera e energjisë së parë të jonizimit pas neonit dhe pas argonit.b) Pse energjia e parë e jonizimit të magnezit është më e madhe se ajo e aluminit?c) Shpjegoni pse energjitë e dyta të jonizimit të atomeve të elementeve të paraqitura në grafik janë përkatësisht më të larta në vlerë se energjitë e para të jonizimit të tyre. d) Tregoni elementet që ndodhen në maksimumet dhe minimumet e vlerave të energjive të para dhe të dyta të jonizimit në të dy grafikët. a) Bazuar në të dhënat për këto izotope, njehsoni masat molekulare relative të përbërjeve të mëposhtme:i. N2 ii. DCN iii. COiv. C2H4 v. C2D2b) Masa molekulare relative e një substance të gaztë, e matur me anë të spektrometrit është 28,0171. Përcaktoni substancën e gaztë duke ditur që molekulat e saj janë dyatomike. 9.Vizatoni formën:a) e një orbitali s; b) e një orbitali p. 10.Renditni sipas rritjes së energjisë orbitalet e dhëna: 1s 3p 3d 4s 3s 2s 2p 4p11.Bazuar në formulat elektronike të mëposhtme, përcaktoni simbolet e elementeve përkatëse: a) 1s2, 2s22p3b) 1s2, 2s22p6, 3s1c) 1s2, 2s22p6, 3s23p512.Shkruani konfigurimet elektronike të atomeve dhe joneve të dhëna më poshtë: a) Li b) O c) Cld)K e) Li+ f) Cl–g) O2– h) K+13.Në tabelën e mëposhtme janë dhënë energjitë e jonizimit për pesë elemente të simbolizuar me germat A, B, C, D dhe E.Elementi kimikEnergjia e parë e jonizimit (në kJ/mol) Energjia e dytë e jonizimit (në kJ/mol)Energjia e tretë e jonizimit (në kJ/mol)Energjia e katërt e jonizimit (në kJ/mol)A 500 4600 6900 9500B 740 1500 7700 10500C 630 1600 3000 4800D 900 1800 14800 21000E 580 1800 2700 11600a) Përcaktoni elementin që mund të formojë jone me ngarkesë 1+. Shpjegoni përgjigjen tuaj.b) Tregoni elementet që ndodhen në të njëjtin grup të sistemit periodik.c) Në cilin grup mendoni se mund të ndodhet elementi E? Shpjegoni përgjigjen tuaj.d)Cila nga germat: A, B, C, D, apo E, përfaqëson atomin e elementit që kërkon më pak energji për t’u kthyer në jon me ngarkesë 2+.14.Jepet formula elektronike e atomit të një elementi:1s2, 2s22p6, 3s23p4.a) Ndërtoni konfigurimin elektronik të këtij atomi. b) Shikoni në sistemin periodik për simbolin e elementit që ky atom përfaqëson.c) Përcaktoni numrin e protoneve në atomin e këtij elementi.d)Ndërtoni diagramin e niveleve energjetike në rritje të atomit të këtij elementi.Fig. 1 Energjitë e para dhe të dyta të jonizimit të atomeve të elementeve nga azoti deri te kalciumi.500010001500200025003000350040007 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20N O F Ne Na Mg Al Si P S Cl Ar K Caenergjia e parë e jonizimit energjia e dytë e jonizimitEnergjia e jonizimit / kJ mol–1Numri i protoneve 
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53