Page 50 - Demo
P. 50
420.0 Heading AChapter head 00.0Familjet e elementeve të ngjashme (lexim)Tabela periodike dhe 3 ligji periodikFig. 1 Johan Volfgang Dobërajner (1780 –1849). Fillimisht ai studioi për farmaci dhe më pas ndoqi studimet për kimi, në Strasburg të Gjermanisë. Në vitin 1810, Dobërajneri u bë profesor i kimisë dhe i farmacisë në Jena.Kimisti Dobërajner bëri disa hulumtime për platinin si katalizator dhe për familjet e elementeve të ngjashme. Ai ishte mik i ngushtë dhe koleg me Johan Volfgang Gëte.Fig. 2 Triadat e Dobërajnerit për metalet alkaline dhe halogjenetCl35,5Br79,9I126,9Li6,9Na23,0K39,1Metalet alkaline HalogjenetKimistët kanë hulumtuar gjithmonë rreth modeleve dhe ngjashmërive të vetive dhe reaksioneve të substancave të ndryshme. Në temat e meparshme, ju keni mësuar klasifikimin e elementeve si metale dhe jometale, si dhe keni hetuar rreth ngjashmërive apo dallimeve midis reaksioneve të metaleve të ndryshme me oksigjenin, ujin dhe acidet. Megjithatë, ka disa elemente kimike që nuk mund të klasifikohen qartësisht si metale apo jometale. Për shembull, jometalet janë kryesisht flurore dhe nuk e përcjellin elektricitetin, por grafiti (karbon) dhe silici, që zakonisht klasifikohen si jometale, kanë pikë shkrirjeje e pikë vlimi shumë të lartë dhe që të dy e përcjellin rrymën elektrike. Këto kufizime në klasifikimin e përgjithshëm të elementeve si metale ose jometale, i nxitën kimistët të hulumtonin rreth prirjeve dhe ngjashmërive të vetive të klasave shumë më të vogla të elementeve kimike. Disa prej tyre, siç janë për shembull çiftet e elementeve të ngjashme, si natriumi e kaliumi, kalciumi e magnezi dhe klori e bromi, ju tashmë i njihni.Triadat e DobërajneritNë vitin 1829, kimisti gjerman Dobërajner (figura 1) zbuloi se shumë nga elementet e njohura mund të organizoheshin në grupe prej tri elementesh të ngjashme. Këto “familje” prej tri elementesh, ai i quajti “triada”. Dy nga triadat e Dobërajnerit janë paraqitur në figurën 2. Në triadën e parë bëjnë pjesë litiumi, natriumi e kaliumi (metale alkaline), ndërsa në të dytën klori, bromi dhe jodi (halogjene). Dobërajneri tregoi se kur tri elementet e secilës triadë vendoseshin sipas rritjes së masës atomike, elementi i mesit kishte veti mesatare të dy të tjerëve. Për më tepër, masa atomike e elementit të mesit ishte afërsisht sa mesatarja e masave atomike të dy elementeve të tjera. Për shembull, në triadën e halogjeneve, masa atomike e bromit (79,9) është afërsisht sa mesatarja e masave atomike të klorit dhe jodit:= 35,5 + 126,92 = 162,42 = 81,2Lexim

