Page 51 - Demo
P. 51


                                    433.1 Tabela periodike e Mendelejevit3.1 Tabela periodike e MendelejevitFig. 3 Tri oktavat e para të NjulendsitH Li Be B C N OF Na Mg Al Si P SCl K Ca Cr Ti Mn FeFig. 1 Pjesë e tabelës periodike të MendelejevitGrupiIGrupiIIGrupiIIIGrupiIVGrupiVGrupiVIGrupiVIIGrupiVIIIPerioda 1 HPerioda 2 Li Be B C N O FPerioda 3 Na Mg Al Si P S ClPerioda 4 KCuCaZn**Ti*VAsCrSeMnBrFe Co NiPerioda 5 RbAgSrCdYInZrSnNbSbMoTe*IRu Rh PdSituata e të nxënit:• prirja e vetive të elementeve në tabelën periodike;• përcaktimi i kolonave dhe rreshtave duke përdorur terminologjinë e duhur;• përshkrimi i tabelës periodike të Mendelejevit.Oktavat e NjulendsitZbulimi i triadave nga Dobërajneri dhe lidhja mes vetive të elementeve dhe masave të tyre atomike, u dhanë shtysë kimistëve të tjerë të hulumtonin për modele të tjera klasifikimi.Në vitin 1864, kimisti anglez Xhon Njulends (John Newlands) i renditi të gjitha elementet e njohura sipas rritjes së masës atomike. Ai zbuloi se një element kishte veti të ngjashme me ato të elementit të shtatë që renditej pas tij në këtë listë. Nisur nga ky fakt, ai do të shprehej se “elementi i tetë është një lloj përsëritjeje e të parit, ashtu sikurse të tetë notat e një oktave në muzikë”. Për këtë arsye, Njulendsi e quajti këtë “Ligji i oktavave”. Figura 3 tregon tri oktavat e para të Njulendsit.Sugjerimi i Njulendsit dhe i kimistëve të tjerë se duhet të ketë një përsëritje të rregullt dhe periodike të elementeve me veti të ngjashme sipas masave atomike përkatëse, çoi në formulimin e termit tabelë periodike.Për fat të keq, klasifikimi i Njulendsit konsistonte në grupimin e disa elementeve që ishin shumë të ndryshme ndërmjet tyre dhe në tabelën e tij të oktavave nuk u la hapësirë elementeve që do të zbuloheshin më vonë. Për shkak të këtyre problemeve, idetë e Njulendsit u kritikuan dhe nuk u pranuan. Pavarësisht që përpjekjet e kimistëve, Dobërajneri apo Njulendsi për të klasifikuar elementet nuk çuan në një rezultat të pranueshëm nga të gjithë studiuesit në fushën e kimisë, në vitin 1869, kimisti rus Dimitri Mendelejev dha disa prova të reja, të cilat mbështetnin idetë e periodicitetit, të propozuara pesë vjet më parë nga Njulendsi. Mendelejevi i renditi të gjitha elementet që njihte sipas rritjes së masës së tyre atomike dhe vuri re se elementet me veti të ngjashme shfaqeshin pas intervaleve të rregullta. Figura 1 tregon një pjesë të tabelës periodike të Mendelejevit. Vërejmë se elementet me veti të ngjashme, si litiumi, natriumi dhe kaliumi, janë 
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55