Page 52 - Demo
P. 52


                                    44Tabela periodike dhe ligji periodikSituata e të nxënit:• renditja e elementeve në tabelën periodike sipas numrit atomik, Z;• emërtimi i grupeve të veçanta dhe identifikimi i periodave dhe blloqeve në tabelën periodike;• përshkrimi i pesë pjesëve të tabelës periodike. • përcaktimi i një metaloidi;• krahasimi i përcjellshmërisë elektrike atomike të metaleve, jometaleve dhe metaloideve. 1. a) Në pjesën e tabelës së figurës 1 mungojnë katër elemente. Tregoni cilat janë ato?b) Pse Mendelejevi nuk la vende (kuti) bosh në tabelën e tij për gazet e plogëta?PYETJE DHE DETYRAKONCEPTE KYÇENë tabelën periodike, kolonat me elemente të ngjashme quhen grupe dhe rreshtat quhen perioda.3.2 Forma të tjera të tabelës periodikevendosur në të njëjtën kolonë. Këto kolona me elemente të ngjashme u quajtën grupe, ndërsa rreshtat me elementet e tjera u quajtën perioda.Tabela periodike e Mendelejevit rezultoi shumë më e suksesshme se tabela e Njulendsit, për shkak të tri veprimeve të mençura që ai bëri:1. Së pari, Mendelejevi la vende bosh në tabelën e tij, në mënyrë që elemente të ngjashme të vendoseshin në të njëjtin grup (vertikal).2. Së dyti, ai sugjeroi se në të ardhmen do të zbuloheshin elemente, të cilat do të plotësonin vendet bosh në tabelën periodike.3. Së treti, Mendelejevi parashikoi vetitë e disa elementeve që mungonin, duke u nisur nga vetitë e elementeve që ndodheshin para dhe pas tyre në tabelën periodike.Fillimisht, tabela periodike e Mendelejevit nuk u prit me shumë entuziazëm nga kimistët e tjerë. Megjithatë, ajo shërbeu si shtysë për të vijuar kërkimet për zbulimin e elementeve të tjera kimike. Në këtë mënyrë, tabela periodike u konsiderua një mjet mjaft i dobishëm për kimistët. Pa kaluar as 15 vjet nga parashikimet e Mendelejevit, u zbuluan tri nga elementet që mungonin në tabelën periodike dhe vetitë e tyre ishin shumë të ngjashme me ato që kishte parashikuar ai.Mendelejevi propozoi që periodat 4, 5, 6 dhe 7 të përmbanin më shumë se 7 elemente, ashtu si periodat 2 dhe 3. Për t’i përfshirë këto perioda të gjata në modelin e tij, ai i ndau ato përgjysmë dhe secilin prej elementeve të gjysmës së parë të periodës e vendosi në këndin e sipërm dhe të majtë të kutisë (për shembull K, Ca etj. në periodën 4), ndërsa çdo element të gjysmës tjetër të periodës e vendosi në këndin e poshtëm dhe të djathtë të kutisë (për shembull Cu, Zn etj.).Saktësia e parashikimeve të Mendelejevit bëri që shkencëtarët t’i mbështetnin plotësisht idetë e tij. Kështu, tabela periodike u pranua si një përmbledhje e vlefshme e vetive të elementeve kimike. Tabela e Mendelejevit konsiderohet një arritje mjaft e rëndësishme në fushën e kimisë. Ajo përfaqëson në vetvete një gamë të gjerë njohurish, origjinaliteti i të cilave është demonstruar në çdo kohë.Mendelejevi i renditi elementet në tabelën periodike në bazë të masës atomike të tyre. Në këtë mënyrë ai hartoi ligjin periodik, sipas të cilit, vetitë e elementeve janë në varësi periodike të masës atomike të tyre. Nëpërmjet këtij ligji, Mendelejevi përmbushi dy detyra të rëndësishme:1. Arriti të përmblidhte vetitë e elementeve, duke i vendosur këto në grupe me veti të ngjashme.2. Parashikoi vetitë e elementeve të njohura dhe të panjohura (të pazbuluara) dhe udhëhoqi një veprimtari kërkimore me vlera të rëndësishme shkencore.Ndonëse Mendelejevi përdori si bazë për ndërtimin e tabelës periodike rendin e masave atomike, elementet telur (Te = 127,6) dhe jod (I = 126,9) ai i vendosi në rend të kundërt. Vetëm në këtë mënyrë, elementet Te dhe I do të vendoseshin në grupet që u përkisnin sipas vetive. Ai argumentoi se jodi duhet të vendosej në të njëjtin grup me klorin dhe bromin. Kjo lloj renditjeje që propozoi Mendelejevi për elementet Te dhe I nuk u prit dhe aq mirë nga shkencëtarët e kohës së tij. Në ditët e sotme, tabelën periodike mund ta kuptojmë me anë të modelit të strukturave elektronike, si dhe nëpërmjet formulimit modern që i është bërë ligjit periodik. Ai pohon se: vetitë e elementeve janë në varësi periodike të numrit atomik (numrit të protoneve) dhe jo të masës atomike. (Numri atomik i Te është 52, ndërsa i jodit, I, 53.)
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56