Page 54 - Demo
P. 54


                                    46Tabela periodike dhe ligji periodikKONCEPTE KYÇETabela periodike mund të ndahet në 5 pjesë elementesh me veti të ngjashme:• metale aktive;• metale kalimtare;• metale të dobëta;• jometale; • gaze të plogëta.KONCEPTE KYÇENë tabelën periodike moderne, të gjitha elementet janë të renditura sipas numrit atomik Z.Fig. 2 Një formë e pazakontë e tabelës periodikeMetalet aktiveElementet e grupeve I dhe II formojnë pjesën e metaleve aktive. Shpesh kjo pjesë quhet edhe “blloku s” i elementeve, sepse këto elemente plotësojnë me elektrone nënshtresën s. Këto metale (duke përfshirë kaliumin, natriumin, kalciumin dhe magnezin) gjenden lart, në radhën e aktiviteteve. Ato kanë dendësi më të vogël, pikë shkrirjeje më të ulët, pikë vlimi më të ulët se shumica e metaleve të tjera dhe formojnë përbërje jonike të qëndrueshme dhe joflurore. Metalet kalimtareKëto elemente zënë dy drejtkëndësha midis grupit II dhe grupit III. Disa nga metalet kalimtare quhen elemente të “bllokut d”, sepse plotësojnë me elektrone nënshtresën d. Këto metale (kromi, hekuri, bakri, zinku dhe argjendi) janë shumë më pak aktive sesa metalet e grupeve I dhe II. Në bllokun e këtyre metaleve vihet re një ngjashmëri e vetive të tyre edhe në drejtimin horizontal, krahas ngjashmërisë së zakonshme vertikale.Lantanidet dhe aktinidet, të cilat formojnë një nënpjesë të elementeve kalimtare, quhen elemente kalimtare të brendshme. Këto elemente quhen ndryshe edhe “elementet e bllokut f”, sepse plotësojnë me elektrone nënshtresën f. Lantanidet përbëhen nga 14 elemente, duke nisur nga ceriumi (Ce) deri te lutetiumi (Lu) dhe vijnë menjëherë pas lantanit (La) në tabelën periodike. Këto elemente ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Në fakt, ngjashmëritë horizontale në këtë bllok janë aq të mëdha, saqë kimistët e kanë pasur mjaft të vështirë ndarjen e lantanideve nga njëri-tjetri. Aktinidet përbëhen nga 14 elemente, duke nisur nga toriumi (Th) deri te laurenciumi (Lr) dhe vijnë menjëherë pas aktinit (Ac) në tabelën periodike. Vetëm tri elementet e para në familjen e Grupi 0Grupi IGrupi IIGrupi IIIGrupi IVGrupi VGrupi VIGrupi VIILantanidetAktinidetElementet kalimtare
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58