Page 55 - Demo
P. 55
473.2 Forma të tjera të tabelës periodikeaktinideve, toriumi (Th), protaktini (Pa) dhe urani (U) gjenden në natyrë. Të gjitha elementet pas uranit janë sintetizuar nga kimistët duke filluar nga viti 1940. Aktinidet janë elemente radioaktive.Metalet e dobëtaTermi “metale të dobëta” është përdorur për të përshkruar disa metale, si kallaji, plumbi dhe bismuthi. Këto metale formojnë së bashku një pjesë trekëndore në tabelën periodike, pikërisht në të djathtë të metaleve kalimtare. Ato zakonisht gjenden poshtë, në radhën e aktiviteteve dhe kanë disa veti të ngjashme me jometalet.JometaletEdhe këto elemente formojnë gjithashtu një pjesë trekëndore në tabelën periodike. Elementet e kësaj pjese si dhe disa “fqinjë” të tyre quhen ndryshe “elemente të bllokut p”, sepse atomet e tyre plotësojnë me elektrone nënshtresën p. MetaloidetDisa nga elementet që ndodhen pranë vijës së shkallëzuar, si germaniumi, arseniku dhe antimoni, kanë veti të ngjashme me metalet dhe jometalet dhe është e vështirë t’i caktosh në një klasë apo në tjetrën. Në disa raste, këto elemente që janë të vështira për t’u klasifikuar, kimistët i emërtojnë metaloide. Figura 3 paraqet klasifikimin e elementeve si metale, metaloide dhe jometale, në bazë të përcjellshmërisë së tyre elektrike. B C N O FAl Si P S ClGa Ge As Se BrIn Sn Sb Te ITl PbLi BeNa MgK CaRb SrCs BaFr RaBi Po AtNeArKrXeRnMetaletMetaletMetaloidetJometaletJometaletblloku f dhe blloku d i metaleveFig. 3 Klasifikimi i elementeve si metale, jometale dhe metaloide, sipas përcjellshmërisë së tyre elektrike. Në këtë figurë, metaloidet janë paraqitur me ngjyrë gri.Më poshtë janë dhënë karakteristikat përkatëse të secilës klasë. 1. Metalet janë përcjellës të mirë të elektricitetit, me përcjellshmëri elektrike atomike më të madhe se 10-3 om-1cm-4. 2. Metaloidet janë përcjellës të dobët të elektricitetit, me përcjellshmëri elektrike atomike më të vogël se 10-3, por më të madhe se 10-5 om-1 cm-4. 3. Jometalet nuk janë përcjellës të elektricitetit (janë izolues). Përcjellshmëria elektrike atomike e tyre është zakonisht më e vogël se 10-10 om-1 cm-4. Pavarësisht vështirësive që hasen në këtë drejtim, klasifikimi i elementeve në metale, metaloide dhe jometale është mjaft i dobishëm.SHËNIMPërcjellshmëria elektrike atomike është përcjellshmëria e një blloku të substancës me prerje (seksion tërthor) 1 cm2 dhe i gjatë sa të përmbajë një mol-atome të elementit. Ajo është masë e përcjellshmërisë elektrike të një mol-atome të elementit.PËRKUFIZIMEMetaloide quhen elementet që kanë disa veti të ngjashme me metalet dhe disa veti si jometalet.

