Page 56 - Demo
P. 56
48Tabela periodike dhe ligji periodikNë sistemin periodik vërehet qartë një përsëritje periodike e elementeve me veti të ngjashme. Kjo përsëritje është më e dukshme kur kalojmë nga metalet në të majtë, përmes metaloideve me veti të ndërmjetme, te jometalet në të djathtë. Në periodën 3, natriumi, elementi i skajit të majtë, është një metal shumë aktiv, ndërsa klori, elementi skajor në të djathtë, është një jometal shumë aktiv. Në mes, elementet paraqesin një kalim gradual nga metale në jometale. Ky model periodik i vetive fizike dhe kimike të elementeve përgjatë tabelës pasqyrohet në një ndryshim periodik të strukturës së tyre dhe lidhjeve kimike që ato formojnë. Struktura e elementeve ndryshon nga ajo metalike, përmes molekulave gjigante te metaloidet, deri te strukturat e thjeshta molekulare te jometalet.1. Krahasoni metalet kalimtare (hekur dhe bakër) me metalet aktive (natrium dhe kalium) për nga:a) pikat e vlimit dhe të shkrirjes; b) dendësia;c) reaksionet me ujin;d)numrat e oksidimit që shfaqin në përbërjet e tyre; e) ngjyrat e përbërjeve të ngurta dhe në tretësirë ujore.2. Bëni një skicë të tabelës periodike të ngjashme me atë të figurës 1. Në këtë skicë tregoni pozicionin e:a) metaleve;b) metaloideve;c) elementeve me numër atomik 11 deri në 18;d)metaleve alkalino-tokësore;e) jometaleve më aktive;f) një elementi që mund të përdoret si dezinfektues;g) një elementi magnetik;h)metaleve të çmuara.PYETJE DHE DETYRAGazet e plogëtaAtomet e këtyre elementeve kanë mbushur plotësisht me elektrone nënshtresat elektronike s dhe p. Gazet e plogëta janë shumë joaktive, ndaj sintetizimi i përbërjeve të tyre nuk ka qenë i mundur deri në vitin 1962. Për shkak të mosveprimit të tyre kimik, këto elemente fillimisht janë quajtur “gaze inerte”. Në ditët e sotme njihen disa përbërje të këtyre elementeve (kryesisht okside dhe fluorure të ksenonit dhe kriptonit) dhe përcaktori “inerte” përdoret më rrallë.Situata e të nxënit:• klasifikimi i elementeve në përcjellës të mirë, të dobët dhe jopërcjellës të elektricitetit; • modeli periodik i ndryshimittë vetive të elementevepërgjatë tabelës. • prirjet e elementeve përgjatë periodave;• ndryshimet në pikat e vlimit dhe të shkrirjes përgjatë periodave 2 dhe 3;• analiza e prirjes së përcjellshmërisë elektrike të elementeve.3.3 Vetitë periodike

