Page 58 - Demo
P. 58
50Tabela periodike dhe ligji periodikKONCEPTE KYÇEPeriodiciteti i shprehur në tabelën periodike, është një nga temat më të unifikuara të kimisë. KONCEPTE KYÇEMetalet formojnë struktura metalike gjigande. Ato kanë pikë shkrirjeje e pikë vlimi të lartë dhe janë përcjellës të mirë të elektricitetit. Metaloidet dhe diamanti formojnë struktura gjigande molekulare. Ato kanë pikë shkrirjeje e pikë vlimi shumë të lartë dhe janë përcjellës të dobët të elektricitetit. Jometalet (përveç diamantit) formojnë struktura molekulare të thjeshta. Ato kanë pikë shkrirjeje e pikë vlimi të ulët dhe nuk e përcjellin elektricitetin.Elementi H He Li Be B C N O F Ne Na Mg Al Si P S Cl ArGrupi 0 I II III IV V VI VII 0 I II III IV V VI VII 0Pika e shkrirjes (në °C) 3000200010000××××××× × × ××× ××× ×× ×Fig. 1 Periodiciteti i pikave të shkrirjes së elementeve në periodën 2 dhe 3 Periodicitetin e pikave të shkrirjes së elementeve të periodave 2 dhe 3 e tregon qartë lakorja e figurës 1.Pikat e shkrirjes së elementeve si substanca të thjeshta ndryshojnë në varësi të strukturës së tyre dhe lidhjeve kimike midis atomeve. Te metalet në të majtë të secilës periodë, lidhja ndërmjet atomeve është e fortë, sepse realizohet nga tërheqja elektrostatike e elektroneve të çlokalizuara me jonet pozitive. Rrjedhimisht, pikat e shkrirjes dhe ato të vlimit janë zakonisht të larta. Sa më shumë elektrone të japë një atom metalik për krijimin e bashkësisë së elektroneve të çlokalizuara, aq më e fortë është lidhja. Kjo ndikon në rritjen e pikës së shkrirjes dhe asaj të vlimit nga grupi I në grupin II dhe pastaj në grupin III të periodës 3. Bori, karboni dhe silici, metaloidet e grupeve III dhe IV, kanë struktura gjigante molekulare me lidhje kovalente të forta që lidhin një atom me një tjetër në një rrjetë tredimensionale gjigante. Meqenëse lidhjet kovalente duhet të këputen përpara se substanca e ngurtë të shkrijë, pikat e shkrirjes dhe të vlimit të këtyre elemente rezultojnë shumë të larta. Si përfundim, elementet jometalike në grupet V, VI, VII dhe 0 formojnë molekula të thjeshta: monoatomike si Ne dhe Ar, dyatomike si N2, O2, F2 dhe Cl2, si dhe molekula me katër atome, si P4 dhe me tetë atome, si S8. Forcat ndërmolekulare midis molekulave të thjeshta në këto elemente përfshijnë vetëm tërheqje dipolare të dobëta. Për këtë arsye, pikat e shkrirjes dhe të vlimit janë të ulëta. Përcjellshmëria elektrikePeriodiciteti i përcjellshmërisë elektrike për elementet e periodave 2 dhe 3, si dhe periodiciteti i pikave të shkrirjes e të vlimit varen shumë nga struktura dhe lidhjet kimike në substancat e thjeshta që formojnë. Metalet (si natriumi,

