Page 59 - Demo
P. 59
513.4 Periodiciteti i rrezes atomike1 a) Cilat elemente ndodhen në maksimumet ose pranë tyre në lakoren e urës 1? Ç’lloj strukture kanë këto elemente? b) Shpjegoni pse rritet përcjellshmëria elektrike në drejtimin Na → Mg → Al.PYETJE DHE DETYRA3.4 Periodiciteti i rrezes atomikePerioda 2 Li Be B C N O F NeStruktura elektronike me nivele 2, 1 2, 2 2, 3 2, 4 2, 5 2, 6 2, 7 2, 8Struktura elektronike me nënnivele 1s22s1 1s22s2 1s22s22p1 1s22s22p2 1s22s22p3 1s22s22p4 1s22s22p5 1s22s22p6Perioda 3 Na Mg Al Si P S Cl ArStruktura elektronike me nivele 2, 8, 1 2, 8, 2 2, 8, 3 2, 8, 4 2, 8, 5 2, 8, 6 2, 8, 7 2, 8, 8Struktura elektronike me nënnivele 1s22s22p63s11s22s22p63s21s22s22p63s23p11s22s22p63s23p21s22s22p63s23p31s22s22p63s23p41s22s22p63s23p51s22s22p63s23p6Tabela 1 Strukturat elektronike të elementeve të periodës 2 dhe 3KONCEPTE KYÇEElementet në të njëjtin grup të tabelës periodike kanë konfigurim elektronik të ngjashëm. Kjo sjell dhe veti atomike të ngjashme.Situata e të nxënit:• struktura elektronike e elementeve të periodave 2 dhe 3 dhe krahasimi i numrit të elektroneve në nënshtresën e fundit; • ndryshimi i rrezeve atomike përgjatë një periode.magnezi dhe alumini) në të majtë të secilës periodë, me elektronet e çlokalizuara (pra të lëvizshme) në strukturën e tyre, janë përcjellës të mirë të elektricitetit. Kur një bateri lidhet me këto metale, elektronet rrjedhin nga metali drejt polit pozitiv të baterisë. Në të njëjtën kohë, elektronet hyjnë në metal nga poli negativ i baterisë. Nga ana tjetër, metaloidet dhe jometalet me struktura molekulare nuk kanë elektrone të lëvizshme. Kjo do të thotë që përcjellshmëria elektrike e tyre është pothuajse zero. Fig. 1 Përcaktimi i rrezes atomike, bazuar në largësitë ndërmjet bërthamave të atomeve Rrezja atomikeLargësia ndërbërthamoreKristal metali(a) (b)Rrezjaatomike Rrezja e Van der ValsitKristal jometali Tabela 1 tregon strukturat elektronike (me shtresa dhe me nënshtresa) për elementet e periodës 2 dhe 3. Elementet e të njëjtit grup të sistemit periodik kanë konfigurim elektronik të ngjashëm. Për shembull, elementet e grupit I (nga Li te Fr) kanë një elektron në shtresën e jashtme (ns1). Elementet e grupit II (nga Be te Ra) kanë dy elektrone në shtresën e jashtme (ns2) dhe elementet e grupit VII (nga F tek At) kanë shtatë elektrone të shtresës së jashtme (ns2np5). Duke qenë se këto konfigurime elektronike përsëriten në mënyrë periodike, nuk do të ishte e çuditshme që vetitë atomike, të tilla si rrezet atomike, rrezet jonike dhe energjia e jonizimit të shfaqin një periodicitet të ngjashëm. Rrezja atomikeRrezet atomike të atomeve mund të merren nga analiza me rreze X dhe hartat e dendësisë elektronike. Përdorimi i këtyre teknikave bën të mundur matjen e largësisë midis bërthamave të atomeve dhe më pas vlerësimin (njehsimin) e rrezeve për secilin atom. Rrezet atomike të metaleve gjenden duke matur largësinë midis bërthamave të atomeve fqinjë në kristalet metalike (figura 1 a). Rrezja atomike është thjesht gjysma e largësisë midis dy bërthamave fqinjë.KONCEPTE KYÇEDuke kaluar nga e majta nëtë djathtë, përgjatë një periode,rrezja atomike zvogëlohet,sepse rritja e ngarkesëspozitive të bërthamës bën që elektronet e së njëjtës shtresëtë jashtme të tërhiqen më fort.

