Page 60 - Demo
P. 60
52Tabela periodike dhe ligji periodikPËRKUFIZIMERrezja atomike e një atomi është largësia më e vogël nga një atom tjetër i njëjtë me të.Rrezja e Van der Valsit e një atomi jometalik është gjysma e largësisë midis bërthamave të dy atomeve fqinje e të ngjashme, që nuk janë të lidhur kimikisht midis tyre. Fig. 2 Rrezja atomike e elementeve nga Li te F dhe nga Na te ClNa0,186MgMg0,160Al0,143Si0,117PP0,110SS0,104ClCl0,099 Rrezja atomike në nmLiLi0,157Be0,112B0,098C0,077N0,075O0,073F0,072 Rrezja atomike në nmNa Al SiBe B C N O F1. Pse kur kalojmë përgjatë një grupi (nga lart-poshtë) në sistemin periodik, rrezet atomike të elementeve rriten? PYETJE DHE DETYRARrezet atomike të jometaleve gjenden duke matur largësinë midis bërthamave të atomeve të njëjta, të lidhura me një lidhje kovalente (figura 1 b). Kështu, për jometalet, rrezja atomike është sa gjysma e gjatësisë së lidhjes kovalente. Pikërisht për këtë raport me lidhjen kovalente, rrezja atomike e jometaleve quhet edhe rreze kovalente. Në strukturat e thjeshta molekulare të jometaleve, një molekulë mund të prekë molekulën tjetër. Në këtë rast rekomandohet të krahasohen largësitë mes atomeve fqinjë, të cilat nuk janë të lidhura kimikisht. Kjo largësi në kristalet jometalike quhet rreze e Van der Valsit (figura 1 b). Figura 2 tregon rrezet atomike të elementeve nga Li te F në periodën 2 dhe nga Na te Cl në periodën 3. Vërejmë se përgjatë secilës periodë kemi një zvogëlim gradual të rrezes atomike, për shkak të shtimit të një elektroni në shtresën e jashtme. Duke kaluar nga një element te tjetri përgjatë periodës, shtohet nga një elektron në të njëjtën shtresë elektronike. Në të njëjtën kohë shtohet një proton në bërthamë. Elektronet tërhiqen dhe afrohen drejt bërthamës nga një ngarkesë pozitive në rritje, kështu që rrezja e atomit zvogëlohet. Megjithatë, madhësia e zvogëlimit të rrezes bëhet më e vogël sa më shumë protone shtohen. Shtimi i një protoni te 11 protone që ka Na, do të shkaktonte një rritje më të madhe të fuqisë tërheqëse të bërthamës sesa shtimi i një protoni te 16 protone që ndodhen te squfuri. Kështu, rrezja atomike zvogëlohet me 0,026 nm nga Na te Mg dhe vetëm me 0,005 nm nga S te Cl.

