Page 61 - Demo
P. 61
533.5 Periodiciteti i rrezes jonikeRrezja jonike (në nm) 0,060LiLi+LiPërmasa relative e jonitPërmasa relative e atomit0,031BeBe2+Be0,020BB3+B0,171NN3–N0,140OO2–O0,136FF–FCC0,095NaNa+NaPërmasa relative e jonitPërmasa relative e atomit0,065MgMg2+Mg0,050AlAl3+Al0,212PP3–P0,184SS2–S0,181ClCl–ClSiSiRrezja jonike (në nm)Fig. 1 Rrezet e joneve më të qëndrueshme nga Li te F (në periodën 2) dhe nga Na te Cl (në periodën 3)Rrezja jonike Nëpërmjet vlerave të rrezeve jonike mund të mësojmë më shumë rreth strukturës së disa përbërjeve. Ato bëjnë të mundur një përcaktim të saktë të hapësirës që zihet nga jonet e veçanta në rrjetin kristalor. Figura 3 tregon rrezet e joneve më të qëndrueshme nga litiumi deri te fluori në periodën 2 dhe nga natriumi deri te klori në periodën 3. Ajo paraqet gjithashtu madhësinë relative të atomeve dhe joneve të këtyre elementeve. Le të analizojmë prirjet e përgjithshme që janë dhënë në figurën 1.1. Rrezet jonike të joneve pozitive janë më të vogla se rrezet atomike përkatëse. Për jonet pozitive të së njëjtës periodë (p.sh. Na+, Mg2+ dhe Al3+), rrezja jonike zvogëlohet duke kaluar përgjatë periodës, nga e majta në të djathtë. 2. Rrezet jonike të joneve negative janë më të mëdha se rrezet atomike përkatëse. Për jonet negative të së njëjtës periodë (p.sh. P3-,S2- dhe Cl-), rrezja jonike zvogëlohet me rritjen e numrit atomik. Kur një ose më shumë elektrone i shtohen shtresës së jashtme të një atomi, formohet një jon negativ dhe rritet forca shtytëse ndërmjet reve elektronike të ngarkuara negativisht. Kjo rezulton në një rritje të përgjithshme të madhësisë së jonit në lidhje me atomin përkatës. Për më tepër, jonet negative të së njëjtës periodë (p.sh. P3-,S2- dhe Cl-) kanë të njëjtën strukturë elektronike. Kështu, ndërsa ngarkesa e bërthamës rritet me numrin atomik, elektronet tërhiqen më fort dhe rrezja jonike bëhet më e vogël. 3.5 Periodiciteti i rrezes jonikeSituata e të nxënit:• ndryshimi i rrezeve jonike përgjatë një periode; • shpjegimi i prirjeve të vetive atomike të tjera, si energjia e parë e jonizimit dhe elektronegativiteti.

