Page 62 - Demo
P. 62
54Tabela periodike dhe ligji periodik1. a) Cilat elektrone shkëputen nga metalet e grupeve I, II dhe III për të formuar jonet e tyre pozitive? b) Si mund të krahasohet struktura elektronike e një joni pozitiv ((p.sh.: Na+) me atë të atomit metalik përkatës ((p.sh.: Na)? c) Pse rrezja e një joni pozitiv është më e vogël se ajo e atomit përkatës? d) Pse rrezja jonike zvogëlohet nga Na+ tek Al3+? 2. Jepen elementet: Na, Al, P dhe Cl. Cili prej tyre e ka:a) rrezen atomike më të madhe; b) rrezen atomike më të vogël; c) rrezen jonike më të madhe; d)rrezen jonike më të vogël?3. Janë dhënë: energjia e dytë, e tretë, e katërt dhe e pestë e jonizimit për elementin X në kJ/mol: 1450, 7740, 10500, 13600.a) Në cilin grup të sistemit periodik ndodhet elementi X? b) Argumentoni përgjigjen e pikës a.PYETJE DHE DETYRARrezja jonike (në nm) Numri atomik0,050,100,150,200,255 10 15 20H–Li+Be2+Na+Mg2+Ca2+Al 3+P3–S2–Cl–K+B3+O2–F–N3–Fig. 2 Varësia e rrezes jonike nga numri atomik Energjia e parë e jonizimit (në kJ/mol) Numri atomik200400600800100012001400160018002000220024002 4 6 8 10 12 14 16 18HHeLiBeBCNOFNeNaMgAlSiPSClArKCa20Fig. 3 Varësia e energjisë së parë të jonizimit nga numri atomik3. Në një seri të joneve me të njëjtën strukturë elektronike, rrezja jonike zvogëlohet kur rritet numri atomik. Në figurën 2,vijat e pandërprera, si ajo që kalon nga N3- deri te Al3+, lidhin midis tyre jone që janë izoelektronike. Pse zvogëlohet përmasa jonike përgjatë këtyre serive izoelektronike? Ngarkesa e bërthamës rritet përgjatë një serie izoelektronike ((p.sh.: nga N3- tek Al3+). Kjo shkakton tkurrje të resë elektronike, sepse ajo tërhiqet më fort nga një ngarkesë pozitive më e madhe. Ndonëse rrezet jonike bëjnë të mundur vlerësimin e përmasave të joneve në kristale, ato nuk përfaqësojnë një tregues të saktë të përmasave të joneve të hidratuara në tretësira. Këtu situata mund të jetë krejt ndryshe. Për shkak të rritjes së përmasave jonike nga Li+ përmes Na+ te K+, mund të themi se lëvizshmëria e joneve të hidratuara zvogëlohet në rendin Li+, Na+, K+. Në praktikë, K+(uj) është më i lëvizshmi dhe Li+(uj) është më pak i lëvizshmi nga tri jonet e hidratuara. Kjo për shkak të solvatimit nga molekulat e ujit. Joni i vogël Li+ ka dendësi më të madhe të ngarkesës për njësi të sipërfaqes, ndaj ai i tërheq më fort rreth vetes molekulat polare të ujit sesa joni Na+. Nga ana tjetër, joni Na+ ushtron më shumë forcë tërheqëse mbi molekulat polare të ujit sesa K+. Kështu, përmasat efektive të joneve të hidratuara janë Li+(uj) > Na+(uj) >K+(uj) dhe kjo bën që Li+(uj) të jetë më pak i lëvizshëm, sepse kur lëviz, ai duhet të tërheqë rreth vetes më shumë molekula uji.Potenciali i jonizimitNë një atom, çdo elektron tërhiqet nga ngarkesat pozitive të bërthamës me anë të forcave të tërheqjes elektrostatike.Në rast se nga atomi i një elementi duam të largojmë një ose disa elektrone (për ta kthyer atë në kation) është e nevojshme të mposhtim forcat e tërheqjes bërthamë-elektron. Në këtë rast, atomit i nevojitet një sasi energjie e barabartë me sasinë e energjisë me të cilën bërthama tërheq elektronin.Sasia e energjisë, e cila i nevojitet atomit për shkëputjen e elektronit që ndodhet në orbitalin më të jashtëm të tij, quhet energji e jonizimit dhe shkruhet me germën I. Në rast se nga atomi i një elementi duhet të largohen dy ose më shumë elektrone, energjia e jonizimit është e barabartë me shumën e energjive që i jepen atomit për të larguar me radhë elektronet. Në mënyrë të përgjithshme kemi: I = I1 + I2 + I3 etj.Na - 1e- k Na+ Ca - 2e- k Ca2+ Al – 3e- k Al3+

