Page 63 - Demo
P. 63
553.5 Periodiciteti i rrezes jonikeKONCEPTE KYÇEDuke kaluar nga e majta në të djathtë, përgjatë një periode, energjia e parë e jonizimit rritet. Kjo ndodh për shkak se rritja e ngarkesës së bërthamës dhe zvogëlimi i rrezes atomike bëjnë që elektronet e shtresës së jashtme të mbahen më fort. KONCEPTE KYÇEDuke kaluar nga e majta në të djathtë, përgjatë çdo periode në sistemin periodik, elektronegativiteti i elementeve rritet. ElektronegativitetiPër të përcaktuar karakterin e elementit, d.m.th., aftësinë e tij për të marrë ose për të dhënë elektrone, për të tërhequr ose shtytur çifte elektronesh, na vjen në ndihmë koncepti i elektronegativitetit.Elektronegativiteti i një elementi, në një përbërje kimike, përcaktohet si prirja që ka atomi i tij për të tërhequr elektronet e lidhjes.Ai njehsohet duke mbledhur vlerën e potencialit të jonizimit me atë të energjisë së afrisë për elektronin: EN = I + A. Tashmë e dimë se përgjatë një periode, duke kaluar nga e majta në të djathtë, vlerat e elektronegativitetit rriten. Kjo prirje është paraqitur në figurën 4.Elementet më pak elektronegative janë metalet e grupit I, në të majtë të tabelës periodike. Këto metale i japin lehtë elektronet dhe formojnë jone pozitive. Ndërkohë, elementet më elektronegative janë halogjenet aktive të grupit VII, që ndodhen pothuajse në të djathtë të sistemit periodik. Këto jometale marrin lehtë elektrone dhe formojnë jone negative. Sa më larg të jetë elektroni nga bërthama, aq më e vogël është sasia e energjisë që i jepet atomit për shkëputjen e tij. Distanca bërthamë-elektron i jashtëm në atom, është e barabartë me rrezen atomike. Nga kjo del se vlera e potencialit të jonizimit është e lidhur me madhësinë e rrezes. Sa më e vogël të jetë rrezja e atomit, aq më e madhe është vlera e potencialit të jonizimit, dhe anasjelltas, sa më e madhe të jetë rrezja e atomit, aq më e vogël është vlera e potencialit të jonizimit. Kjo shpjegohet me faktin se elektroni që ndodhet më larg bërthamës është i lidhur dobët me të dhe për shkëputjen e tij nevojitet t’i jepet atomit pak energji. Kjo është karakteristikë për metalet, të cilat kanë rreze të mëdha dhe numër të vogël elektronesh në shtresën e jashtme. Jometalet kanë vlera të larta të potencialit të jonizimit, sepse karakterizohen nga rreze të vogla dhe numër i madh elektronesh në shtresën e jashtme.Në përgjithësi shkruajmë: A - ne- kAn+ kation (A është simboli i atomit)Atomet e metaleve japin elektrone, për vete oksidohen, ndërsa për elementet e tjera sillen si reduktues. Metalet shfaqin veti reduktuese.Si ndryshon vlera e potencialit të jonizimit, në perioda dhe në grupe, në sistemin periodik?Dimë se, duke kaluar nga e majta në të djathtë, brenda një periode, rrezja atomike zvogëlohet. Kjo tregon se vlera e potencialit të jonizimit rritet.Ndërsa në grupe, nga lart-poshtë, vihet re se rrezja atomike rritet, d.m.th., vlera e potencialit të jonizimit zvogëlohet. Kjo ndodh për shkak të rritjes së numrit të niveleve energjetike, të cilat tregojnë rritje të rrezes atomike. Energjia e afrisë për elektroninAtomet e jometaleve karakterizohen nga prania e shumë elektroneve në nivelin e jashtëm (5–7). Për të pasur shtresë të qëndrueshme me 8ē, ato duhet të marrin (1–3) elektrone.Këto elektrone vijnë nga atomet, që i kanë lëshuar ato. Na - 1ē k Na+Elektroni i lëshuar nga atomi i natriumit mund të merret nga atomi i klorit.Cl + 1ē k Cl¯Gjatë futjes së elektronit në atomin e klorit çlirohet energji, e cila quhet energji e afrisë për elektronin.PËRKUFIZIMNë një atom, për shkëputjen e një numri të vogël elektronesh, nevojitet më pak energji, ndërsa për shkëputjen e një numri të madh elektronesh, nevojitet më shumë energji.PËRKUFIZIMSasia e energjisë që çlirohet kur atomi i një elementi merr një elektron quhet energji e afërisë për elektronin dhe shënohet me germën A.

