Page 64 - Demo
P. 64


                                    56Tabela periodike dhe ligji periodikSituata e të nxënit:• analiza e tabelës së rezultateve eksperimentale për të përcaktuar se si ndryshon aktiviteti në periodën 3; • paraqitja e barazimeve për të treguar shumëllojshmërinë e reaksioneve të oksidimit dhe reduktimit; • ndryshimi i sjelljes redoks përgjatë periodave. Elektronegativiteti Numri atomik12345 10 15 20H CNLiBeNa MgAl CaPSSiClKBOFFig. 4 Varësia e elektronegativitetit nga numri atomik 3.6 Periodiciteti i vetive kimike Tabela 1 Reaksionet e elementeve të periodës 3 me oksigjenin, klorin dhe ujin. Elementi Nxehja e elementit në oksigjen të thatë Nxehja e elementit në klor të thatëReaksioni me ujin në temperaturën e dhomësNa Reaksion shumë i fuqishëm; formon (Na+)2 O2-(ng) dhe (Na+)2O22-(ng). Reaksion shumë i fuqishëm, nga i cili formohet Na+Cl- (ng).Reaksion i shpejtë. Na shkrin dhe kërcen mbi sipërfaqen e ujit për të formuar NaOH(uj) + H2(g).Mg Reaksion shumë i fuqishëm, i cili formon Mg2+O2-(ng).Reaksion shumë i fuqishëm, nga i cili formohet Mg2+(Cl-)2(ng).Reaksion i ngadaltë, nga i cili formohen Mg(OH)2(ng) dhe disa flluska të H2(g).Al Reaksion i fuqishëm, i cili në fillim formon (Al3+)2(O2-)3(ng), që parandalon reaksionin e mëtejshëm.Reaksion i fuqishëm, nga i cili formohet Al2Cl6(ng).Reaksion i ngadaltë, i cili formon një shtresë joporoze të (Al3+)2(O2-)3, që parandalon reaksionin e mëtejshëm.Si Reaksion i ngadaltë, nga i cili formohet SiO2(ng). Reaksion i ngadaltë, i cili formon SiCl4(l).Nuk vepron.P Reaksion i ngadaltë, nga i cili formohet P4O6 (ng) dhe P4O10(ng).Reaksion i ngadaltë, i cili formon PCl3(l) dhe PCl5 (ng).Nuk vepron.S Reaksion i ngadaltë, i cili formon SO2 (g) dhe SO3(g).Reaksion i ngadaltë, i cili formon SCl2(g) dhe S2Cl2(l).Nuk vepron.Cl Nuk vepron. Nuk vepron. Reaksion shumë i ngadaltë; formon HCl(uj) dhe HClO(uj). HClO(uj) shpërbëhet në HCl(uj) + O2(g).Ar Nuk vepron. Nuk vepron. Nuk vepron.Në tabelën 1 përshkruhen reaksionet e elementeve të periodës 3 me oksigjenin, klorin dhe ujin. Vini re se si ndryshon aktiviteti kimik i elementeve nga natriumi tek argoni dhe se ndryshimi i aktivitetit në reaksionet me oksigjenin është i njëjtë me ndryshimin e aktivitetit në reaksionet me klorin. Aktiviteti i elementeve me oksigjenin dhe klorin pëson një rënie graduale nga natriumi tek argoni. Më ujin, aktiviteti bie në fillim nga natriumi përmes magnezit deri tek alumini. Silici, fosfori dhe squfuri nuk veprojnë me ujin, ndërsa klori vepron më të për të, formuar HCl dhe HClO. 
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68