Page 65 - Demo
P. 65
573.6 Periodiciteti i vetive kimike Lugë që përdoret për djegie.Tym i bardhë (klorur natriumi)Natrium që digjet.Klor Fig. 1 Natriumi digjet në klor.Pavarësisht nga shumëllojshmëria dhe dallimet mes tyre, të gjitha reaksionet e përmbledhura në tabelën 1 janë të lidhura me veprimin e elementeve si agjentë oksidues ose reduktues. Metalet natrium dhe magnez janë agjentë të fortë reduktues. Ata i japin lehtësisht elektronet për të formuar jonet perkatese p.sh.: Mg → Mg2+ + 2e−Sigurisht, këto metale nuk ekzistojnë të lira në natyrë, por vetëm si përbërje të joneve Na+ dhe Mg2+. Ato veprojnë fuqishëm me ngrohje me oksigjenin dhe klorin, që janë agjentë oksidues të fortë (figura 1). O2 + 4e− → 2O2−Cl2 + 2e− → 2Cl−Këto metalet veprojnë gjithashtu me ujin (edhe pse me shpejtësi të ndryshme), duke e reduktuar atë në hidrogjen: 2H2O + 2e− → 2OH− + H2 Alumini është një metal më pak aktiv dhe një agjent reduktues jo aq i fuqishëm sa natriumi dhe magnezi. Kur nxehet, ai vepron fuqishëm si me oksigjenin ashtu edhe me klorin, për të formuar përkatësisht një oksid jonik (Al3+)2(O2−)3 dhe një klorur me strukturë molekulare të thjeshtë, Al2Cl6. 4Al(ng) + 3O2(g) → 2Al2O3(ng) 2Al (ng) + 3Cl2(g) → Al2Cl6(ng) Alumini vepron ngadalë me ujin, duke formuar një shtresë joporoze të (Al3+)2(O2−)3 e cila e mbron metalin nga reaksioni i mëtejshëm. Për këtë arsye, alumini, edhe pse një metal aktiv, përdoret për ndërtimin e anijeve, aeroplanëve etj. Një shtresë e fortë dhe e hollë e oksidit e mbron atë nga bashkëveprimi me ajrin ose me ujin.Silici, i cili bën pjesë në grupin IV, është një agjent reduktues shumë i dobët. Me ngrohje, ai vepron ngadalë me oksigjenin dhe klorin, të cilët janë agjentë oksidues të fortë, por jo me ujin, që është një agjent oksidues shumë më i dobët: Si(ng) + O2 → SiO2(ng) Si(ng) + 2Cl2(g) → SiCl4(l) Dy elementet e tjera, fosfori dhe squfuri, mund të veprojnë si agjentë të dobët reduktues ose si agjentë të dobët oksidues. Me ngrohje, ata veprojnë ngadalë me oksigjenin dhe klorin (agjentë të fortë oksidues), por nuk veprojnë me ujin. S(ng) + Cl2(g) → SCl2(g) 2S(ng) + Cl2(g) → S2Cl2(l) S(ng) + O2(g) → SO2(g) 2SO2(g) + O2(g) → 2SO3(g) Klori është një agjent i fortë oksidues. Ai nuk vepron me oksigjenin, por vepron me ujin duke e oksiduar në HCl dhe HClO, i cili shpërbëhet në oksigjen dhe acid klorhidrik: Cl2(g) + H2O(l) → HCl(uj) + HClO(uj), pastaj 2HClO(uj) → 2HCl(uj) + O2(g) Në këtë rast, uji ka vepruar si agjent reduktues. H2O(l) → 1/2 O2(g) + 2H+(uj) + 2e−

