Page 67 - Demo
P. 67


                                    593.7 Ndryshimi i numrave të oksidimit të elementeve të periodave 2 dhe 3 0–1+1+2+3+4+5+6+7–2–3–4–5–6Numri i oksidimit Li Be B C N O F Ne Na Mg Al Si P S ClNumri i oksidimit tek oksidetNumri i oksidimit te hidruretFig. 1 Numrat e oksidimit të elementeve nga Li te Cl për oksidet dhe hidruret e tyre 1. Shikoni me kujdes formulat e klorureve nga Li tek Ar në tabelën 1. a) Sa është numri i oksidimit të secilit element të periodës 2 në klorurin përkatës? b) Si ndryshojnë këta numra oksidimi përgjatë periodës 2? c) Pse numrat e oksidimit ndryshojnë në këtë mënyrë?PYETJE DHE DETYRAKONCEPTE KYÇENë formimin e përbërjeve, elementet e grupeve I, II dhe III formojnë jone pozitive me ngarkesë +1, +2, dhe +3. Ndërkohë, elementet e grupeve V, VI dhe VII marrin elektrone duke formuar jone me ngarkesë negative -3, -2 dhe -1. Numrat e oksidimit të elementeve nga Li te Cl në oksidet dhe hidruret e tyre janë paraqitur grafikisht në figurën 1. Numrat e oksidimit të elementeve në përbërjet me oksigjenin tregohen me “X” dhe në përbërjet me hidrogjenin me “O”. Numrat e oksidimit të elementeve në oksidet e tyre janë gjithmonë pozitivë, sepse oksigjeni është elementi më elektronegativ, përveç fluorit. Oksidi i fluorit, OF2 është përjashtimi i vetëm, në të cilin numri i oksidimit i F është -1. Ndryshimi i numrave të oksidimit përbën një sjellje tjetër periodike.Numri i oksidimit maksimal të secilit element (përveç fluorit) në oksidet përkatëse është i njëjtë me numrin e grupit. Për shembull, litiumi në grupin I e ka numrin e oksidimit +1, bori në grupin III e ka numrin e oksidimit +3 dhe azoti në grupin V e ka numrin e oksidimit maksimal +5. Numri i oksidimit maksimal të secilit element përkon me numrin e elektroneve në shtresën e jashtme të atomit përkatës. Numrat e oksidimit për elementet në hidruret e tyre janë marrë duke supozuar që numri i oksidimit të hidrogjenit në përbërje me jometalet është +1, ndërsa numri i oksidimit të tij në hidruret me metalet është -1. Edhe në këtë rast kemi një tjetër sjellje periodike interesante. Numri i oksidimit të elementeve me hidrogjenin rritet nga +1 në +3 për metalet në grupet I, II dhe III, për elementet e grupit IV zbret në -4 dhe pastaj rritet në -3, -2 dhe -1 për elementet në grupet V, VI dhe VII. Shumë nga numrat e oksidimit përkojnë me numrin e elektroneve të dhënë ose të marrë nga atomet, për të krijuar një shtresë të jashtme të qëndrueshme, me strukturë 2s22p6 ose 3s23p6. Kjo prirje sigurisht që ka të bëjë me elementet e grupeve I, II dhe III, të cilat përmbajnë në shtresat e tyre të jashtme përkatësisht 1, 2 dhe 3 elektrone. Për të formuar përbërje, elementet e këtyre tri grupeve japin përkatësisht 1, 2 ose 3 elektrone, për të formuar jone si Na+, Mg2+ dhe Al3+ me numra oksidimi +1, +2 dhe +3. Në të kundërt, elementet e grupeve V, VI dhe VII marrin përkatësisht 3, 2 dhe 1 elektron, për të arritur strukturat elektronike të qëndrueshme në jonet si P3-, S2- dhe Cl-. Kështu, elementet e këtyre grupe kanë përkatësisht numrat e oksidimi -3, -2, -1. 
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71