Page 68 - Demo
P. 68


                                    60Tabela periodike dhe ligji periodikSituata e të nxënit:• ndryshimi i valencës në sistemin periodik.3.8 Valenca e elementeveKuptimi i termit “valencë”Për të shpjeguar kuptimin e termit valencë shqyrtojmë substancat e mëposhtme:CH4 metan; CO2 dioksid karboni; CS2 sulfur karboni; CBr4 tetrabrom metani.- Në molekulën e metanit një atom karbon lidhet me katër atome hidrogjen.- Në molekulën e dioksidit të karbonit një atom karbon lidhet me dy atome oksigjen.- Në molekulën e sulfurit të karbonit, një atom karbon lidhet me dy atome squfur.- Në molekulën e tetrabrom metanit, një atom karbon lidhet me katër atome brom.Vëmë re, se atomi i karbonit ka aftësi të lidhet me një numër të caktuar atomesh të një elementi tjetër. Numri ndryshon në varësi të llojit të elementit me të cilin ai lidhet. Aftësia që kanë atomet e një elementi për t’u lidhur me një numër të caktuar atomesh të një elementi tjetër do të quhet valencë.Për të gjetur valencën e një elementi duhet të njohim:a) vendin e elementit në sistemin periodik, d.m.th., vlerën e numrit atomik Z;b) grupin në të cilin ai ndodhet;c) gjendjen në të cilën ndodhet atomi i elementit (themelore ose e ngacmuar).Përcaktimi i valencës së disa elementeve të grupeve AShembulli 1 Të përcaktohet valenca në gjendje themelore dhe të ngacmuar për atomin e karbonit (Z = 6).Atomi i karbonit ndodhet në grupin IVA.Formula elektronike e atomit të karbonit paraqitet: 1s22s2p2. Niveli i jashtëm i tij është: 2s2p2.Konfigurimi i nivelit të jashtëm i atomit të karbonit në gjendje themelore paraqitet:2 Valenca në gjendje themelore e tij është dy (sepse ka dy elektrone të paçiftëzuara).Meqenëse në nënnivelin 2p ndodhet një orbital i lirë, atomi i karbonit mund ta rrisë valencën e tij. Kjo realizohet nëse atomit të karbonit i japim energji nga jashtë për kalimin e elektroneve nga nënniveli 2s, ku ai është i çiftëzuar në nënnivelin 2p, në orbitalin bosh. Ndiq skemën:Kemi rritur kështu numrin e elektroneve të paçiftëzuara, d.m.th., nga dy elektrone në gjendje themelore në katër elektrone në gjendje të ngacmuar ().Valenca e atomit të karbonit në gjendje të ngacmuar është katër (IV). Ajo përcaktohet nga numri i elektroneve të paçiftëzuara që formohen pas ngacmimit të KONCEPTE KYÇEValenca e një elementi përcaktohet nga numri i elektroneve të paçiftëzuara që ka atomi i tij në nivelin e jashtëm.Për elementet e grupeve A, do të quhen elektrone valentore, të gjitha elektronet që ndodhen në nivelin e jashtëm të atomit.ShënimeGjendje e ngacmuar e një atomi është gjendja që përftohet pasi ai ka marrë energji për kalimin e një ose më shumë elektroneve nga një nënnivel energjetik në një nënnivel tjetër, por gjithmonë brenda nivelit përkatës.Përgjithësojmë se valenca e elementeve të grupeve A rritet në rast se brenda nivelit të jashtëm ndodhen orbitale bosh.
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72