Page 69 - Demo
P. 69
613.8 Valenca e elementeveatomit.Shembulli 2 Të përcaktohen valencat në gjendje themelore dhe të ngacmuar për atomin e squfurit (Z = 16).Atomi i squfurit ndodhet në grupin VIA.Formula elektronike e tij është: 1s22s2p63s2p4d0.Niveli i jashtëm i atomit është: 3s2p4d0.Konfigurimi i nivelit të jashtëm të tij në gjendje themelore paraqitet:Valenca e squfurit në gjendje themelore është dy (II), sepse ai ka në nënnivelin 3p dy elektrone të paçiftëzuara.Për të përcaktuar valencën në gjendje të ngacmuar, duhet që çiftet elektronike në 3s dhe 3p të ndahen. Këto çifte ndahen nëse atomit të squfurit i jepet energji me porcione, fillimisht për të ndarë çiftin e 3p, më pas çiftin 3s. Kur çiftet e 3sdhe 3p ndahen, elektronet lëvizin drejt nënnivelit d. Ky nënnivel ka 5 orbitale bosh.Hapi i parë. Ndarja e çiftit 3p. Në këtë rast, numri i elektroneve të paçiftëzuara bëhet katër. Atomi i squfurit në këtë gjendje, shfaq valencën katër (IV).Hapi i dytë. Atomi i squfurit ka edhe një mundësi tjetër për të rritur valencën. Po të ngacmohet përsëri (duke i dhënë energji) ndahet dhe çifti 3s (ndiq skemën).Në këtë rast, numri i elektroneve të paçiftëzuara arrin deri në gjashtë. Atomi i squfurit në këtë gjendje shfaq valencën gjashtë (VI). Squfuri shfaq valencat: II, IV, VI.Valenca në elementet e grupeve BPër këto elemente, valenca përcaktohet duke mbledhur numrin e elektroneve të paçiftëzuara të nivelit të jashtëm dhe të nivelit të parafundit. Shembulli 1 Të përcaktohen valencat e atomit të manganit (Z = 25).Formula elektronike e manganit: 1s22s2p63s2p6d54s2p0d0f0.Kemi nënvizuar nivelin e jashtëm + nënnivelin 3d që është i paplotësuar. Konfigurimi i nënnivelit 3d dhe nivelit të jashtëm 4s2p0d0f0 paraqitet:d s p d f3 4 4 4Valenca në gjendje themelore është zero, sepse nënniveli 4s i ka të çiftëzuar elektronet dhe pengon elektronet e nënnivelit 3d të marrin pjesë në reaksion. Në gjendje të ngacmuar, shohim se numri i elektroneve të paçiftëzuara arrin deri në shtatë. d s p3 4Valenca maksimale e Mn është VII. Ai shfaq dhe valenca të tjera, si: II, III, IV, VI, kur është në gjendje të ngacmuar. Në mësimet e kaluara kemi mësuar se numri i grupit i shoqëruar me germat A dhe B tregon në përgjithësi, me pak përjashtime, valencën maksimale të elementeve në lidhje me oksigjenin. 1. Jepen atomet e elementeve: N (Z = 7); P (Z = 15); As (Z = 33). Përcaktoni:a) valencën në gjendje normale;b) valencën në gjendje të ngacmuar;c) ngjashmëritë dhe ndryshimet midis tyre.2. Për atomet e elementeve: P (Z = 15); Ca (Z = 20); Cl (Z = 17), shpjegoni si:a) shkruhet formula elektronike e atomit;b) paraqitet konfigurimi elektronik i nivelit të jashtëm; c) realizohet lëvizja e elektroneve drejt orbitaleve bosh (brenda nivelit);d) vlerat e valencave të tyre në gjendje normale dhe të ngacmuar.PYETJE DHE DETYRARregulla1. Duke kaluar nga e majta në të djathtë në sistemin periodik:- për grupet A, valenca rritet nga elementet e grupit IA deri tek elementet e grupit VIIA (përjashtim bëjnë N, O, F etj.);- për grupet B, ajo rritet kur kalojmë nga elementet e grupit IIIB-VIIIB dhe më pas zvogëlohet te grupi IB dhe rritet përsëri tek elementet e grupit IIB.2. Elementet që ndodhen në të njëjtin grup shfaqin valencë të njëjtë dhe të barabartë me numrin e grupit ku ndodhen. Valenca më e lartë e disa elementeve mund të mos përputhet me numrin e grupit p.sh.: oksigjeni II (VIA).3. Elementet e grupit VIIIA shfaqin valencën 0 në gjendje normale.

