Page 70 - Demo
P. 70
62Tabela periodike dhe ligji periodikSituata e të nxënit:• oksidet dhe strukturat e tyre (struktura jonike, struktura molekulare gjigande dhe struktura molekulare e thjeshtë);• vetitë e oksideve dhe ndryshimi i entalpisë së formimit;• reaksionet e oksideve me ujin dhe krahasimi i produkteve nga pikëpamja e aciditetit. 3.9 Vetitë e oksideve Tabelat 1 dhe 2 tregojnë veti të ndryshme të oksideve të elementeve që ndodhen përkatësisht në periodat 2 dhe 3. Vihen re sjellje periodike të dukshme si në strukturat, lidhjet kimike, ashtu edhe në vetitë e këtyre oksideve. Strukturat dhe lidhjet kimike Në çdo periodë, oksidet e metaleve dhe metaloideve kanë struktura gjigande, ndërsa oksidet e jometaleve janë të përbëra nga molekula të thjeshta. Kështu, oksidi i litiumit (Li2O), oksidi i beriliumit (BeO), oksidi i natriumit (Na2O), oksidi i magnezit (MgO) dhe oksidi i aluminit (Al2O3) kanë struktura jonike gjigande. Rrjedhimisht, ato janë të ngurta në temperaturën e dhomës dhe kanë pika shkrirjeje dhe vlimi të larta. Këto okside jonike përcjellin elektricitetin në gjendje të shkrirë. Metaloidet bor dhe silic formojnë okside me struktura molekulare gjigande. Në këto struktura gjigande, lidhjet kovalente ndërmjet atomeve janë shumë të forta. Për këtë arsye, ato janë të ngurta dhe kanë pika shkrirjeje e vlimi të larta. Pika e shkrirjes së B2O3 është 5770C, ndërsa ajo e SiO2 është 17000C. Ndryshe nga përbërjet e ngurta jonike, molekulat gjigande të ngurta nuk e përcjellin elektricitetin në gjendje të shkrirë. 1. Kloruri i elementit X e përcjell elektricitetin kur hidhet në ujë, por nuk e përcjell kur është i lëngët. Cila dyshe e elementeve të mëposhtme mund të jetë X? Al Si P KPYETJE DHE DETYRATabela 1 Vetitë e oksideve të elementeve të periodës 2Formula e oksidit Li2O BeO B2O3 CO2(CO)N2O (NO, NO2,N2O4N2O5)O2 OF2Gjendja e oksidit (në 20 °C) i ngurtë i ngurtë i ngurtë gaze gaze (përjashtim bën N2O5 i ngurtë)gaz gazPërcjellshmëria elektrike nga oksidi në gjendje të lëngëte mirë mesatare shumë e dobët zero zero zero zeroStruktura e oksidit struktura gjigandestruktura gjigandestruktura gjigandestruktura molekulare të thjeshtastruktura molekulare të thjeshtastruktura molekula të thjeshtastruktura molekulare të thjeshtaSjellja e oksidit në ujë Vepron për të formuar LiOH(uj), tretësirë alkaline.BeO nuk vepron me ujin, por është amfoter.Vepron për të formuar H3BO3,acid shumë i dobët.CO2 vepron për të formuar H2CO3, acid i dobët.NO2 vepron për të formuar një tretësirë acide të HNO3 dhe HNO2.---- OF2 vepron ngadalë dhe formon O2dhe tretësirë acide të HF.Natyra e oksidit bazik (alkalin) amfoter acid acid acid ---- acid

