Page 71 - Demo
P. 71


                                    633.9 Vetitë e oksideve Tabela 2 Vetitë e oksideve të elementeve të periodës 3Formula e oksidit Na2O MgO Al2O3 SiO2 P4O10(P4O6)SO3(SO2)Cl2O7(Cl2O)Gjendja e oksidit (në 20 °C) i ngurtë i ngurtë i ngurtë i ngurtë i ngurtë(i ngurtë) lëng(gaz)lëng(gaz)Përcjellshmëria elektrike nga oksidi në gjendje të lëngëte mirë e mirë e mirë shumë e dobëtzero zero zeroStruktura e oksidit struktura gjigandestruktura gjigandestruktura gjigandestruktura gjigandestruktura molekulare të thjeshtastruktura molekulare të thjeshtastruktura molekulare të thjeshtaSjellja e oksidit në ujë Vepron për të formuar NaOH(uj), tretësirëalkaline.Vepron për të formuar Mg(OH)2, tretësirë alkaline e dobët.Nuk vepron me ujin, por është amfoter.Nuk vepron me ujin, por është acid.P4O10 vepron për të formuar H3PO4, tretësirë acide.SO3 vepron për të formuar H2SO4, tretësirë  acide.Cl2O7 vepron për të formuar HClO4,tretësirë  acide.Natyra e oksidit bazik (alkalin)bazik (alkalin i dobët)amfoter acid acid acid acidKONCEPTE KYÇEDuke kaluar përgjatë periodave 2 dhe 3, oksidet e elementevendryshojnë nga okside jonike joflurore të metaleve, nëpërmjet oksideve joflurore me molekula gjigande të metaloideve, në okside molekulare flurore të jometaleve. Vini re shkallëzimet në strukturën dhe llojin e lidhjes kimike përgjatë çdo periode: nga okside dhe klorure jonike, në okside dhe klorure me molekula të thjeshta. Shkallëzimet mund të lidhen me ndryshimet e elektronegativitetit përgjatë periodës nga vlera të ulëta në të majtë, në vlera të larta në të djathtë. Kështu, atomet me elektronegativitet të ulët, të tilla si Na, Mg dhe Li, i formojnë përbërjet duke u dhënë elektrone atomeve klor ose atomeve oksigjen. Përkundrazi, përbërjet e formuara nga atome më elektronegative (p.sh. P, Si, S dhe F), të cilat përmbajnë klor ose oksigjen, ekzistojnë si molekula të veçanta (p.sh. SiCl4, ClF) ose si struktura gjigante kovalente (p.sh. SiO2). Kështu, lidhja kimike tek oksidet ose kloruret bëhet më pak jonike dhe më shumë kovalente, kur kalojmë gjatë një periode nga atomet me elektronegativitet të ulët, tek atomet me elektronegativitet të lartë. Ndryshimi i entalpisë së formimitTabelat 1 dhe 2 tregojnë ndryshimet e entalpisë standarde të formimit të disa prej oksideve në periodat 2 dhe 3. Vërejmë se shumica e oksideve kanë një ∆Hf (ndryshim të entalpisë së formimit) negative. Kjo do të thotë se oksidet janë zakonisht shumë të qëndrueshme. Në fakt, vetëm fluoruret janë përgjithësisht më të qëndrueshme se oksidet. Reaksioni me ujin: karakteri acido-bazik i oksideve Kur kalojmë nga e majta në të djathtë, përgjatë një periode, ndeshim një ndryshim të strukturës së oksideve nga jonike, përmes molekulave gjigande, deri në molekula të thjeshta. Ky ndryshim i strukturës së molekulave, çon në një ndryshim të thellë të mënyrës me të cilën oksidet veprojnë me ujin, acidet dhe bazat. Oksidet jonike përmbajnë në nyjat e rrjetës kristalore jone O-2. Jonet O-2 të Li2O dhe Na2O (okside të metaleve të grupit I) veprojnë fuqishëm me ujin dhe formojnë tretësira alkaline. O-2(ng) + H2O(l) → 2OH- (uj) Li2O(ng) + H2O(l) → 2Li+(uj) + 2OH-(uj) Na2O(ng) + H2O(l) → 2Na+(uj) + 2OH-(uj)
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75