Page 72 - Demo
P. 72


                                    64Tabela periodike dhe ligji periodik2. Në tabelën 1 pamë se si veprojnë me ujin oksidet e mëposhtme: Na2O, MgO, P4O10, SO3 dhe Cl2O7a) Shkruani barazimet e reaksioneve të secilit prej këtyre oksideve me ujin. b) Si ndryshon karakteri acidobazik i oksideve përgjatë periodave 2 dhe 3?PYETJE DHE DETYRAFig. 1 Ndryshimi i entalpisë së formimit për mol atome oksigjen në periodat 2 dhe 3 Grupi që i përket elementit në oksid–600–500–400–300–200–100+1000I II III IV V VI VIINa2OLi2O MgOB2O3P4O10Cl2OOF2Al2O3SO3SiO2CO2NO2BeOEntalpia standarde e formimit për mol atome oksigjen (në kJ)Këto okside veprojnë edhe më fort me acidet, duke formuar një tretësirë që përmban kationet e metalit. Na2O(ng) + 2H+(uj) → 2Na+(uj) + H2O(l) Oksidet e metaleve të grupit II nuk veprojnë kaq lehtë me ujin, pasi dendësia e madhe e ngarkesës te kationet e grupit II i mban jonet O-2 më të lidhura. Kështu, MgO tretet pak në ujë, megjithëse vepron me lehtësi me acidet për të formuar tretësira të joneve magnez:MgO(ng) + H2O (l) Mg2+(uj) + 2OH-(uj)MgO(ng) +2H+(uj) → Mg2+(uj) + H2O(l) BeO është i patretshëm në ujë, por shfaq veti bazike duke u tretur në acide për të formuar kripëra të Be2+: BeO(ng) + 2H+(uj) → Be2+(uj) + H2O(l) Ndonjëherë, BeO ngjan me oksidet acide, pasi vepron me alkalet për të formuar kripëra që quhen berilate: BeO(ng) + 2OH-(uj) + H2O (l) → Be(OH)4-2(uj)tetrahidroksoberilat(II)(berilat)Oksidi i aluminit ka veti të ngjashme me oksidin e beriliumit. Ai nuk vepron me ujin, por vepron me acidet e holluara [me jonet H+(uj)] dhe me tretësirat e holluara të alkaleve [me jonet OH-(uj)]. Al2O3(ng) + 6H+(uj) → 2Al3+(uj) + 3H2O(l) Al2O3(ng) + 2OH-(uj) + 3H2O(l) → 2[Al(OH)4]-(uj)tetrahidroksoaluminat(III) (aluminat)PËRKUFIZIMEAlkali quhen bazat e tretshme. Po kështu, edhe oksidet bazike të cilat janë të tretshme në ujë, quhen alkali. 
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76