Page 73 - Demo
P. 73
653.9 Vetitë e oksideve 3. Oksidi dhe kloruri i një elementi X, u përzien veç e veç me ujin. Dy përzierjet e formuara dhanë efekte të ndryshme mbi letrën e lakmusit. Cila dyshe e elementeve të mëposhtme mund të jetë X? Al, Si, P, S.PYETJE DHE DETYRAKONCEPTE KYÇEDuke kaluar përgjatë periodave 2 dhe 3, vërejmë se oksidet e elementeve ndryshojnë nga okside jonike bazike të metaleve, nëpërmjet oksideve me molekula gjigande të metaloideve (të cilat kanë karakter acid e bazik, pra karakter amfoter), në okside molekulare acide të jometaleve. PËRKUFIZIMEOksidet bazike janë okside që veprojnë me acidet për të formuar kripëra. Oksidet acide janë okside që veprojnë me bazat duke formuar kripëra. Oksidet amfotere janë okside me veti bazike dhe acide. Ato veprojnë si me jonet H+, ashtu edhe me jonet OH- duke formuar kripëra. Oksidet asnjanëse nuk shfaqin as sjellje bazike dhe as sjellje acide. Okside si BeO dhe Al2O3, që shfaqin si veti acide, ashtu edhe veti bazike, quhen okside amfotere. Oksidet e elementeve të tjera të periodave 2 dhe 3, janë të gjitha okside acide, përveç CO, N2O dhe NO, të cilat përshkruhen si okside asnjanëse. Oksidet asnjanëse nuk shfaqin as sjellje acide dhe as sjellje bazike. Oksidi i borit(III), B2O3 vepron me ujin për të formuar acidin borik(III), një acid shumë i dobët. B2O3 (ng) + 3H2O(l) → 2H3BO3(uj)CO2 tretet në ujë dhe vepron lehtësisht me të, duke formuar acidin karbonik, H2CO3, një acid i dobët.CO2(g) + H2O(l) H2CO3(uj) CO2 vepron me jonet OHtë alkalive për të formuar në fillim jonin hidrogjenkarbonat HCO3- dhe më pas jonin karbonat, CO32- . CO2(g) + OH-(uj) → HCO3-(uj) CO2(g) + 2OH-(uj) → CO32-(uj) + H2O (l) Oksidi i silicit(IV) nuk vepron me ujin. Ai vepron me tretësirat e përqendruara të alkaleve, duke formuar silikate SiO32- . SiO2(ng) + 2OH-(uj) → SiO32-(uj) + H2O(l) NO2 vepron me ujin, duke formuar një përzierje të dy acideve, HNO2 dhe HNO3. 2NO2(g) + H2O(l) → HNO2(uj) + HNO3(uj) Oksidet e fosforit, squfurit dhe klorit veprojnë lehtësisht me ujin dhe formojnë kryesisht acide të forta. P4O10(ng) + 6 H2O(l) → 4H3PO4(uj) acid fosforikSO3(g) + H2O(l) → H2SO4(uj) trioksid squfuri acid sulfurikCl2O7(l) + H2O(l) → 2HClO4 (uj) heptaoksid acid perkloriki dikloritCl2O(g) + H2O(l) → 2HClO(uj)oksid acid hipoklorori dikloritVërejmë se përgjatë sistemit periodik kalohet nga oksidet jonike të metaleve (që janë okside bazike) tek oksidet e metaloideve me struktura molekulare gjigande (të cilat kanë karakter amfoter) dhe në fund, tek oksidet molekulare të jometaleve (që janë okside acide).oksid fosfori(v)

