Page 74 - Demo
P. 74


                                    663 Ushtrime përmbledhëse1. a) Cilat prej elementeve (nga Na te Cl) të periodës së tretë: i. formojnë katione; ii. formojnë klorure me formulë empirike XCl3; iii. veprojnë së bashku duke formuar një përbërje me formulë XY; iv. ekzistojnë si molekula dyatomike në temperaturën e dhomës? b) Si ndryshojnë me renditjen e elementeve përgjatë kësaj periode:i. numrat e oksidimit të elementeve në kloruret e tyre; ii. pikat e vlimit të klorureve të tyre? c) Shpjegoni shkurtimisht prirjen e numrave të oksidimit duke u bazuar në strukturat elektronike të atomeve të këtyre elementeve. d) Si e gjetët prirjen e pikave të vlimit të klorureve të këtyre elementeve? 2. Gjeni të dhënat e duhura për të ndërtuar në të njëjtin grafik lakoret e pikave të shkrirjes dhe pikave të vlimit për elementet nga H deri te Ca, në varësi të numrit atomik. a) Cilat elemente ndodhen në ose pranë maksimumeve: i. në lakoren e pikave të shkrirjes; ii. në lakoren e pikave të vlimit? b) Cilat elemente ndodhen në minimumet: i. në lakoren e pikave të shkrirjes; ii. në lakoren e pikave të vlimit? c) Ç’lloj strukture kanë elementet që ndodhen: i. në ose pranë maksimumeve; ii. pranë minimumeve? d)Cilat elemente janë në gjendje të lëngët: i. në një interval të gjerë temperaturash; ii. në një interval të ngushtë temperaturash? e) Si e shpjegoni faktin që disa elemente janë të lëngëta: i. në një interval të gjerë temperaturash; ii. në një interval të ngushtë temperaturash? 3. Analizoni me kujdes pikat e vlimit për elementet nga Na tek Ar, në tabelën 2 të mësimit 3.6. a) Pse pikat e vlimit rriten nga Na te Si? Shpjegoni këtë prirje duke u bazuar në strukturat e elementeve. b) Pse pikat e vlimit të katërshes së dytë të elementeve (nga P tek Ar) janë shumë më të ulëta se ato të katër elementeve të para? c) Pse nuk vihet re ndonjë prirje në pikat e vlimit të P, S, Cl dhe Ar? Vizatoni një lakore të pikave të vlimit në varësi të masës molekulare për molekulat (P4, S8, Cl2, Ar) e këtyre elementeve. 4. Një element A hyn në reaksion me një element tjetër X, duke formuar një përbërje me formulë AX2. Elementi X ekziston si molekulë me formulë X2. Disa veti të A, X2dhe AX2 janë paraqitur në tabelën e mëposhtme. A X2 AX2Pika e shkrirjes e lartë (në intervalin 700°C– 1200°C)shumë e ulët (nën -50°C)krahasimisht e lartë (në intervalin 400°C–700°C)Përcjellshmëria elektrike në gjendje të ngurtëe lartë shumë e ulët shumë e ulët Përcjellshmëria elektrike në gjendje të shkrirëe lartë shumë e ulët e lartëPërcjellshmëria elektrike në tretësirë ujoree lartëa) Cilat grimca lëvizin kur zbatohet një ndryshim potenciali në një mostër: i. të ngurtë A; ii. të shkrirë AX2?b) Shpjegoni pse përcjellshmëria elektrike e AX2 të shkrirë është e lartë, ndërsa ajo e përbërjes së ngurtë është shumë e ulët. c) Elektroliza e tretësirës ujore AX2 me elektroda platini jep A në katodë dhe X2 në anodë. Bazuar në të dhënat e mësipërme, gjeni emrat e elementeve A dhe X.5. Tabela e mëposhtme tregon pikat e shkrirjes dhe përcjellshmërinë elektrike të pesë substancave. Pika e shkrirjes në KPërcjellshmëria elektrike në gjendje të ngurtëPërcjellshmëria elektrike në gjendje të shkrirëOksid magnezi, MgO 3173 e dobët e mirëKlorur natriumi, NaCl1081 e dobët e mirëMagnez, Mg 923 e mirë e mirëDioksid karboni, CO2 217 e dobët e dobëtDioksid silici, SiO2 1883 e dobët e dobët
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78