Page 75 - Demo
P. 75


                                    67Ushtrime përmbledhësea) Pse MgO(l) ka përcjellshmëri të mirë elektrike, ndërsa MgO(ng) të dobët?b) Pse pika e shkrirjes së MgO është shumë e lartë në krahasim me atë të NaCl? c) Pse Mg ka përcjellshmëri të mirë elektrike në të dyja gjendjet e tij: të ngurtë dhe të lëngët? d) Pse pika e shkrirjes së SiO2 është shumë më e lartë se ajo e CO2, megjithëse elementet C dhe Si ndodhen në të njëjtin grup (IV) të sistemit periodik?6. Bazuar në të dhënat e tabelës së mëposhtme, shpjegoni pohimet që vijojnë. Na Mg Al Si P S ClRrezja atomike (në nm) 0,186 0,160 0,143 0,117 0,110 0,104 0,099Rrezja jonike (në nm) 0,095 0,065 0,050 0,184 0,181Energjia e parë e jonizimit (në kJ/mol)+492 +743 +579 +791 +1060 +1003 +1254a) Përgjatë periodës, rrezja atomike zvogëlohet nga Na te Cl. b) Rrezet jonike të Na+, Mg2+ dhe Al3+ janë më të vogla se rrezet atomike përkatëse, ndërsa rrezet jonike të Cl- dhe S2- janë më të mëdha se rrezet atomike përkatëse. c) Energjia e parë e jonizimit paraqet një rritje të përgjithshme nga Na te Cl. d)Energjia e parë e jonizimit e Al është më e vogël se ajo e Mg. 7. Jepen elementet: Li, Be, B, N, F, Ne. a) Cilat prej tyre ekzistojnë si molekula dyatomike në gjendje të gaztë, në temperaturën e dhomës? b) Cili ka pikën më të lartë të vlimit? c) Cilat formojnë klorure me formulë XCl3? d)Cili element e ka më të madhe energjinë e parë të jonizimit? e) Cili element e ka më të vogël energjinë e dytë të jonizimit? f) Cili prej tyre formon jone me rreze jonike më të madhe? 8. Përcaktoni të gjitha valencat në atomet e elementeve të mëposhtme: Cl, O, Ca, S.9. Tregoni me anë të konfigurimit elementin që shfaq valencë më të lartë: Se, Na, Ca, Br.10.Me anë të konfigurimit elektronik, tregoni cilat nga elementet e mëposhtme shfaqin valencën III në gjendje të ngacmuar: B, Ba, Al, S, Cl, N11.Numri i grupit i shoqëruar me germën A nuk tregon:a) një nga valencat e elementit;b) elektronet valentore;c) elektronet e nivelit të jashtëm;d) elektronet e nënnivelit d.12a) Përshkruani natyrën e lidhjeve kimike në oksidet që formohen kur secili prej këtyre elementeve: Na, Mg, Al dhe S, vepron me oksigjen të marrë me tepricë. b) Si veprojnë këto okside me: i. ujin; ii. acide të holluara; iii.tretësira alkalesh?c) Kloruri i magnezit është një substancë e ngurtë me pikëshkrirje të lartë, ndërsa tetrakloruri i silicit është një lëng fluror. Përshkruani natyrën e lidhjes kimike në këto klorure dhe shpjegoni ndryshimin në pikat e shkrirjes.13.Më poshtë janë dhënë disa veti të elementeve Q dhe R. Elementi Q: i. është i butë; ii. pluskon mbi ujë; iii.ka pikë shkrirjeje më të ulët se 1000C; iv. formon hidrur jonik me formulë QH.Elementi R:i. ka dendësi më të madhe se 7 g cm-3; ii. ka pikë shkrirjeje më të lartë se 2000 K; iii.formon okside me formula RO, R2O3 dhe RO3; iv.formon përbërje me ngjyrë të gjelbër, portokalli dhe vjollcë. a) Në ç’përfundime arrini duke analizuar vetitë e elementeve Q dhe R? b) Cilit bllok të sistemit periodik i përkasin këto elemente? c) Përpiquni të identifikoni saktë emrat e këtyre elementeve.
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79