Page 76 - Demo
P. 76
Situata e të nxënit:• njohja me elementet e grupit IIA;• emri alternativ i grupit IIA dhe lidhja e tij me vetitë e elementeve;• analiza e strukturës elektronike të elementeve të grupit IIA;• përshkrimi se si ndryshojnë rrezet atomike dhe jonike të metaleve të grupit IIA; • shpjegimi pse elementet e grupit II kanë rreze atomike më të vogël se elementet e grupit I të çdo periode;• studimi i prirjes së energjisë së jonizimit dhe numrit të oksidimit të elementeve të grupit II.Tabela 1 Elementet e grupit IIA të sistemit periodik (radiumi, anëtari i fundit i grupit IIA, është një element radioaktiv i paqëndrueshëm)Grupi IIAMetalet alkalino-tokësoreBerilium Be Z = 4Magnez Mg Z = 12Kalcium Ca Z = 20Stroncium Sr Z = 38Barium Ba Z = 56Radium Ra Z = 88Fig. 1 Pamje nga një zonë shkëmbore e Kanionit të Madh të Arizonës, ShBA, e përbërë nga gurë gëlqerorë dhe silikate. Shkëmbinjtë përmbajnë përbërje të kalciumit dhe magnezit, dy nga metalet alkalino-tokësore të grupit IIA. Guri gëlqeror është kryesisht karbonat kalciumi, ndërsa silikatet përmbajnë silikate të kalciumit dhe magnezit.Kimistët njohin tashmë më shumë se 100 elemente të ndryshme, të cilat japin një numër të pafund përbërjesh dhe shfaqin veti të ndryshme. Për fat të mirë, studimin e tyre e bën më të lehtë sistemi periodik. Kështu, gjatë shqyrtimit të elementeve të secilit grup mund të mësojmë më shumë rreth sjelljes dhe periodicitetit të vetive të tyre.Elementet e grupit II të tabelës periodike i përkasin familjes së metaleve alkalino-tokësore (shih tabelën 1). Oksidet dhe hidroksidet e shumicës së metaleve të grupit II formojnë tretësira alkaline dhe përbërjet e tyre gjenden në shkëmbinjtë e kores tokësore. Për këtë arsye, ato janë emërtuar metale alkalinotokësore (tabela 1).Strukturat elektronike dhe vetitë atomikeTë gjitha metalet e grupit IIA kanë dy elektrone në shtresën e jashtme. Këto dy elektrone janë të vendosura në orbitalin s, ndaj dhe elementet i përkasin bllokut s të sistemit periodik.1 a) Paraqitni strukturat elektronike me shtresa të Mg dhe Ca (Struktura elektronike me shtresa e Be është 2,2).b) Paraqitni formulat dhe konfigurimet elektronike të atomeve Mg dhe Ca (Formula elektronike e Be është 1s22s2).PYETJE DHE DETYRAElektronet e orbitalit s në metalet e grupit IIA gjenden shumë më larg bërthamës se të gjitha elektronet e tjera. Për këtë arsye, tërheqja e këtyre elektroneve nga bërthama është e dobët dhe si rrjedhojë, atomet e metaleve të grupit IIA, ashtu si ato të grupit IA, i lëshojnë lehtë elektronet e jashtme s për të formuar jone të qëndrueshme. Këto jone kanë strukturë elektronike si ato të gazeve të plogëta, por me dy ngarkesa pozitive, për shembull:Mg → Mg2+ + 2e–Gjatë studimit të elementeve të grupit IIA dallojmë dy karakteristika të rëndësishme:• ngjashmëritë e elementeve dhe të përbërjeve të tyre;• prirjen graduale (periodicitetin) të vetive të elementeve dhe të përbërjeve të tyre duke zbritur përgjatë grupit.684.1 Elementet e grupit IIAGrupi IIA 4 Metalet alkalino-tokësore

