Page 77 - Demo
P. 77


                                    KONCEPTE KYÇENë metalet alkalino-tokësore, dy elektrone zënë orbitalin s më të largët. Këto dy elektrone largohen lehtë, duke formuar jonin e qëndrueshëm me ngarkesë +2. Si rezultat, metalet alkalino-tokësore kanë vetëm një numër oksidimi +2 në të gjitha përbërjet e tyre.Sikundër do ta shohim edhe në vijim, formimi i joneve me dy ngarkesa pozitive përcakton shumicën e vetive dhe reaksioneve të metaleve të grupit IIA.Rrezja atomike dhe ajo jonikeTabela e mëposhtme tregon strukturat elektronike dhe vetitë atomike më të rëndësishme të elementeve të grupit IIA.Duke zbritur përgjatë grupit nga beriliumi te radiumi (shih tabelën 1 dhe figurën 1), vërejmë se rrezja atomike dhe ajo jonike e elementeve rriten. Kjo rritje e madhësisë së atomeve dhe joneve shpjegohet me faktin se një element i ka elektronet e jashtme në një shtresë që ndodhet më larg bërthamës, krahasuar me elementin pararendës.Tabela 2 Strukturat elektronike dhe vetitë atomike më të rëndësishme të elementeve të grupit IIAElementi Be Mg Ca Sr Ba RaStruktura elektronike [He]2s2 [Ne]3s2 [Ar]4s2 [Kr]5s2 [Xe]6s2 [Rn]7s2Rrezja atomike në nm(rrezja metalike)0,112 0,160 0,197 0,215 0,217 0,220Rrezja jonike në nm 0,031 0,065 0,099 0,113 0,135 0,140Energjia e parë e jonizimit (në kJmol–1)900 736 590 548 502Energjia e dytë e jonizimit (në kJmol–1)1760 1450 1150 1060 966Energjia e tretë e jonizimit (në kJmol–1)14800 7740 4940 4120 3390Për secilin prej elementeve, joni 2+ është dukshëm më i vogël se atomi përkatës, për shkak të dhënies së elektroneve të shtresës së jashtme.Be Mg Ca Sr BaBe2+ Mg2+ Ca2+ Sr2+ Ba2+Fig. 1 Madhësitë relative të atomeve dhe joneve të metaleve të grupit IIAEnergjia e jonizimit dhe numrat e oksidimitShikoni me vëmendje në tabelën 1 vlerat e energjisë së parë, të dytë dhe të tretë të jonizimit të elementeve të grupit II. Energjia e dytë e jonizimit është afërsisht sa dyfishi i energjisë së parë të jonizimit, ndërsa energjia e tretë e jonizimit është katër deri në tetë herë më e madhe se energjia e dytë e jonizimit.Në rastin e magnezit, është gati dy herë më e vështirë për të larguar elektronin e dytë në krahasim me të parin dhe rreth pesë herë më e vështirë për të larguar elektronin e tretë në krahasim me të dytin.Dy elektronet e para të një orbitali s mund të largohen shumë lehtë nga atomet e metaleve të grupit II, ndërsa elektronit të tretë i duhet të largohet nga një konfigurim elektronik i ngjashëm me atë të një gazi të plogët. Elektroni i tretë ndodhet në një shtresë më afër bërthamës sesa dy elektronet e orbitalit s, ndaj largimi i tij është më i vështirë dhe kërkon shumë më tepër energji. Kështu, atomet e magnezit japin lehtë dy elektrone duke formuar jone Mg2+, por asnjëherë nuk formojnë jone Mg3+. Kjo do të thotë se magnezi dhe elementet e tjera të grupit II kanë në përbërjet e tyre vetëm një numër oksidimi, +2. Në tabelën 1 vërejmë gjithashtu se energjia e parë e jonizimit zvogëlohet nga lart-poshtë brenda të njëjtit grup, ndërkohë që numri atomik rritet. E njëjta gjë ndodh edhe me energjinë e dytë dhe të tretë të jonizimit. SHËNIMShpesh kimistët përdorin një formë të shkurtuar të strukturës elektronike të atomit, duke shkruar brenda kllapave katrore simbolin e gazit të plogët të periodës paraardhëse dhe pas tij, numrin e elektroneve që ndodhen në nënshtresat e nivelit të jashtëm.Për shembull, struktura elektronike e litiumit është [He]2s1 dhe ajo e natriumit [Ne]3s1.694.1 Elementet e grupit IIA
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81