Page 78 - Demo
P. 78


                                    Situata e të nxënit:• lidhja ndërmjet përmasës atomike dhe pikave të ulëta të shkrirjes dhe të vlimit të elementeve të grupit IIA;• metalet e grupeve I dhe II kanë dendësi relativisht të ulët në raport me metalet e tjera;• lidhja ndërmjet vendndodhjes së elementit në radhën e aktivitetit dhe forcës si agjent reduktues;• përshkrimi i reaksioneve të elementeve të grupit IIA me oksigjenin dhe ujin;• shqyrtimi i aktivitetit kimik të elementeve duke zbritur përgjatë grupit IIA. 4.2 Vetitë e elementeve të grupit IIADuke kaluar nga lart-poshtë brenda grupit, nga Be te Ra, ngarkesa e bërthamës rritet, por njëkohësisht rritet edhe efekti mbrojtës i shtresave të brendshme elektronike. Ne mund të vlerësojmë madhësinë e forcës tërheqëse të ngarkesës së bërthamës mbi elektronet e shtresës së brendshme të atomit. Shpesh kjo forcë quhet “ngarkesë efektive e bërthamës” dhe njehsohet nga diferenca e ngarkesës pozitive të bërthamës dhe ngarkesës negative të elektroneve të shtresës së brendshme.Tek atomi i Be, ngarkesa efektive e bërthamës është: +4 –2 = +2ngarkesa pozitive e bërthamësngarkesa negative e elektroneve të brendshme ngarkesa efektive e bërthamësPër Mg, ngarkesa efektive e bërthamës është: +12 –10 = +2ngarkesa pozitive e bërthamësngarkesa negative e elektroneve të brendshme ngarkesa efektive e bërthamës Siç e shohim, tek atomi i çdo elementi të grupit IIA, ngarkesa efektive e bërthamës është +2, sepse numri i elektroneve në shtresat e jonit të formuar është dy më pak se numri i protoneve. Kështu, duke zbritur brenda grupit nga Be te Ra, elektronet e jashtme s që gjenden shumë larg bërthamës, tërhiqen nga e njëjta ngarkesë efektive e saj, +2. Kjo do të thotë që elektronet e jashtme tërhiqen gjithnjë e më dobët nga bërthama dhe për këtë arsye energjia e jonizimit zvogëlohet.2. Bazuar në konceptin e ngarkesës efektive të bërthamës, shpjegoni pse në çdo periodë, rrezja atomike e metaleve të grupit IIA është më e vogël se ajo e metaleve të grupit I.PYETJE DHE DETYRAVetitë fizikePër shkak të vlerave relativisht të ulëta të energjive të para dhe të dyta të jonizimit te metalet e grupit IIA, elektronet e nënshtresës s të nivelit të jashtëm tërhiqen më dobët nga bërthama. Këto elektrone, ashtu si ato të metaleve të grupit I, mund të largohen më lehtë nga bërthama sesa elektronet e shumë atomeve të tjera. Kështu, elementet e grupeve IA dhe IIA kanë rreze atomike më të madhe sesa elementet e tjera të së njëjtës periodë. Për shkak të përmasave të mëdha atomike të elementeve të grupeve IA dhe IIA, forcat e tërheqjes midis bërthamës dhe elektroneve të shtresës së jashtme janë më të dobëta, kështu që për largimin e këtyre elektroneve nga shtresa e jashtme nevojitet më pak energji. Si rrjedhojë, elementet e grupit IIA kanë pika shkrirjeje dhe vlimi më të ulëta nëse i krahasojmë me metalet kalimtare, si për shembull me hekurin dhe bakrin. Përveç beriliumit, pikat e shkrirjes janë më të ulëta se 840oC (tabela 1). Në dallim nga këto, pikat e shkrirjes së shumicës së metaleve kalimtare luhaten midis temperaturave 1000oC - 2500oC.Tabela 1 Vetitë fizike të elementeve të grupit IIA Elementi Be Mg Ca Sr BaPika e shkrirjes në °C 1280 650 838 768 714Pika e vlimit në /°C 2770 1110 1440 1380 1640Dendësia në g cm–3 1,85 1,74 1,55 2,60 3,51Forcat ndëratomike te metalet e grupeve IIA dhe IA janë më të dobëta. Kjo bën që ato të jenë relativisht të buta. Kështu, të gjitha metalet e grupit IA mund të priten me thikë. Metalet e grupit IIA nuk janë edhe aq të buta, megjithatë, krahasuar me metalet kalimtare janë dukshëm më të buta. Për shkak të rrezes atomike relativisht të madhe, metalet e grupeve IA dhe IIA kanë dendësi më të ulët se metalet e tjera.70Grupi IIA Metalet alkalino-tokësore
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82