Page 79 - Demo
P. 79
KONCEPTE KYÇEMetalet e bllokut s (në grupet IA dhe IIA) kanë pika shkrirjeje dhe vlimi të ulëta, dendësi të ulët dhe janë më të buta se metalet kalimtare. Fig. 1 Pluhuri i magnezit digjet shumë shpejt me një flakë të bardhë, të shndritshme. Për këtë arsye, ai përdoret për prodhimin e fishekzjarrëve dhe për dhënien e sinjaleve të alarmit (S.O.S).Vetitë kimikeTë gjitha metalet e grupit IIA ndodhen lart në radhën e aktivitetit kimik, e cila quhet ndryshe seria elektrokimike. Për këtë arsye, metalet e këtij grupi janë agjentë reduktues shumë të fuqishëm dhe kur veprojnë kimikisht, lëshojnë elektrone duke formuar jone me ngarkesë +2. Për shembull:Mg → Mg2+ + 2e–Reaksionet me oksigjeninSi agjentë reduktues të fortë, të gjitha metalet e grupit II, përfshirë këtu edhe beriliumin, e humbasin shkëlqimin kur bien në kontakt me ajrin dhe formojnë një shtresë të okside të bardhë, e cila me kalimin e kohës bëhet gri, si ngjyra e argjendit. Duke qenë se bariumi oksidohet shumë shpejt, ai ruhet zakonisht në vajguri, ashtu si natriumi dhe metalet e tjera alkaline.2Be(ng) + O2(g) → 2BeO(ng)Përveç beriliumit, të gjitha metalet e grupit IIA kur nxehen, digjen me një flakë të shndritshme. Gjatë nxehjes në ajër ose oksigjen, beriliumi formon një shtresë të fortë të oksidit të beriliumit, e cila e mbron metalin poshtë saj nga reaksioni i mëtejshëm.Magnezi digjet në ajër me një flakë të bardhë, të shndritshme, duke formuar oksid magnezi:2Mg(ng) + O2(g) → 2MgO(ng)Kalciumi dhe stronciumi digjen në ajër me një flakë të kuqe, të shndritshme, duke formuar oksidet përkatëse. Bariumi digjet në ajër me një flakë të gjelbër të zbehtë, duke formuar oksid bariumi. Në tepricë ajri ose oksigjeni, përveç oksidit të bariumit, bariumi formon edhe peroksid bariumi BaO2 (substancë jonike e bardhë):2Ba(ng) + O2(g) → 2BaO(ng)Ba(ng) + O2(g) → BaO2(ng)3. Dimë se kur kalojmë nga lart-poshtë, brenda grupit IIA (nga Be te Ba), aktiviteti kimik i metaleve me oksigjenin rritet. Atëherë, si shpjegohet që kur djegim shiritin e magnezit ndodh një reaksion i fuqishëm dhe i shpejtë, ndërsa procesi i djegies së copave të kalciumit shoqërohet nga një flakë shumë e zbehtë?4. Bariumi digjet në tepricë ajri ose oksigjeni, duke formuar një përzierje të oksidit të bariumit dhe peroksidit të bariumit. Vizatoni diagramet e strukturës elektronike të:a) jonit oksid O2– b) jonit peroksid –O-O– (O22–)5. Lidhja kimike tek oksidi i beriliumit, Be2+O2- është aq e fortë, saqë e mbron metalin (që ndodhet poshtë shtresës së hollë të oksidit) nga reaksioni i mëtejshëm kur beriliumi nxehet në oksigjen. Shpjegoni pse ndodh kjo.PYETJE DHE DETYRANga elementet që janë renditur në tabelën 1, vetëm bariumi ka dendësi më të lartë se alumini. Ndërkohë, metalet kalimtare kanë dendësi më të lartë se 7 g cm-3.1 a) Si mendoni, pse pika e shkrirjes dhe ajo e vlimit e beriliumit janë shumë më të larta se ato të metaleve të tjera të grupit IIA?b) Përveç litiumit, të gjitha metalet e grupit I shkrihen në temperaturën 1000C. Pse pikat e shkrirjes të metaleve të grupit IA janë edhe më të ulëta se ato të metaleve të grupit IIA?2. Shpjegoni pse beriliumi është një agjent reduktues më i dobët sesa metalet e tjera të grupit IIA.PYETJE DHE DETYRA714.2 Vetitë e elementeve të grupit IIA

