Page 80 - Demo
P. 80


                                    Situata e të nxënit:• përshkrimi i disa reaksioneve të përbërjeve (okside dhe hidrokside) të metaleve të grupit IIA me ujin dhe acidet;• përshkrimi i reaksioneve të shpërbërjes së përbërjeve të metaleve të grupit IIA;• shpjegimi pse kripërat e metaleve të grupit IIA bëhen më të qëndrueshme nga pikëpamja termike kur kalojmë nga lartposhtë, brenda grupit.Fig. 1 Hidroksidi i kalciumit është përdorur që në lashtësi si lëndë e parë për ndërtim. Ai është i pranishëm edhe në përbërjen e piramidave të Egjiptit. Kur Ca(OH)2 përzihet me pak ujë, forcohet ngadalë duke vepruar me dioksidin e karbonit dhe formon CaCO3, i cili është rezistent ndaj ujit.KONCEPTE KYÇEMetalet e grupit IIA ndodhen lart në radhën e aktivitetit kimik. Ato e humbasin shpejt shkëlqimin kur bien në kontakt me ajrin, duke formuar një shtresë oksidi, si dhe reduktojnë ujin në hidrogjen.Reaksionet e përbërjeve të metaleve 4.3 të grupit IIA Reaksionet me ujinDuke zbritur përgjatë grupit IIA, nga Be te Ba, vihet re një rritje graduale eaktivitetit të metaleve me ujin. Mes beriliumit dhe ujit nuk ndodh ndonjë reaksion i mirëfilltë, për shkak të formimit prej tij të një shtrese të hollë oksidi, por shumë të fortë.Një shirit magnezi i pastër vepron shumë ngadalë me ujin e ftohtë, duke formuar në sipërfaqen e tij disa flluska të vogla hidrogjeni dhe oksid magnezi.Mg(ng) + H2O(l) → MgO(ng) + H2(g)Copa të vogla të kalciumit veprojnë lehtësisht me ujin e ftohtë, duke formuar flluska hidrogjeni dhe një precipitat të bardhë të hidroksidit të kalciumit:Ca(ng) + 2H2O(l) → Ca(OH)2(ng) + H2(g)Copa të vogla të bariumit veprojnë fuqishëm me ujin e ftohtë, duke formuar shumë hidrogjen dhe një tretësirë të hidroksidit të bariumit:Ba(ng) + 2H2O(l) → Ba(OH)2(uj) + H2(g)Përbërjet e zakonshme të metaleve alkalino-tokësore janë normalisht substanca jonike të ngurta e të bardha, me përjashtim të përbërjeve në të cilat anionet kanë ngjyrë, të tilla si permanganatet dhe kromatet. Një përjashtim tjetër bën kloruri i beriliumit, i cili përbëhet nga molekula të thjeshta me lidhje kovalente.Reaksionet e oksideve të grupit IIA me ujinOksidi i beriliumit nuk vepron me ujin e ftohtë, ndërsa oksidi i magnezit vepron dobët, duke formuar hidroksid magnezi.Oksidet e kalciumit, stronciumit dhe bariumit (substanca të ngurta e të thata) veprojnë fuqishëm kur mbi to hidhen disa pika uji të ftohtë. Në këto raste çlirohet mjaft nxehtësi dhe përftohen hidroksidet përkatëse, për shembull:CaO(ng) + H2O(l) → Ca(OH)2(ng)Për shkak të veprimit të shpejtë dhe të fuqishëm me ujin, oksidi i kalciumit quhet zakonisht “gëlqere e pashuar” dhe hidroksidi i kalciumit i përftuar quhet “gëlqere e shuar”.Reaksionet e hidroksideve të grupit IIA me ujinTretshmëria e hidroksideve që përftohen nga veprimi i oksideve të grupit IIA me ujin vjen gjithnjë duke u rritur nga Mg(OH)2 te Ba(OH)2 (shih tabelën 1). Hidroksidi i magnezit është pak i tretshëm në ujë, ndaj formohet një tretësirë bazike shumë e dobët.Nga ana tjetër, hidroksidi i kalciumit është më i tretshëm në ujë se hidroksidi i magnezit. Tretësirat e hidroksidit të kalciumit quhen zakonisht “ujë gëlqereje”, i cili përdoret për të testuar dioksidin e karbonit. Në qoftë se një gaz që përmban dioksid karboni gurgullohet në ujë gëlqereje, përftohet një precipitat në ngjyrë qumështi i karbonatit të kalciumit. Ky precipitat tregon praninë e dioksidit të karbonit:72Grupi IIA Metalet alkalino-tokësore
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84